Pse kanë fjetur në një dhomë Baris Arduç dhe Elçin Sangu?

Gazeta Paloma - - Koktej -

Shumëkush mund të thotë se suksesi i telenovelës “Dashuri me qira” vjen prej kimisë mes aktorëve Baris Arduç dhe Elçin Sangu. Pas përfundimit të telenovelës, ata janë sërish duke aktruar së bashku, kësaj here në kinema me filmin “Yanimda Kal”. Ka pasur shumë thashetheme për afrimitetin e tyre në shesh-xhirim, por lajmi që mori më shumë bujë ishte fakti se kanë kaluar natën në të njëjtën dhomë hoteli dhe kjo ishte dhoma e Elçin. Ky lajm i ka vënë të dy aktorët në një pozitë të vështirë dhe para shumë pyetjesh.

Sipas burimeve, Elçin Sangu ka pasur një telefonatë të gjatë me të dashurin e saj Yunus Ozdiken; ata janë zënë e më pas ajo është larguar duke qarë dhe ka qëndruar e mbyllur në dhomë për ditë të tëra. Baris ka qenë në dhomën përballë saj. Elçin ka trokitur në dhomën e tij, por Arduç nuk i është përgjigjur. Më pas ai ka mësuar se Elçin e ka kërkuar dhe ka qenë ai që ka shkuar në dhomën e saj. Duke qenë se seti ka mbetur i shokuar kur i ka parë ata në një dhomë, Sangu është ndierë në siklet dhe ka bërë një sqarim të shkurtër: “Patëm një zënkë me Yunus, Baris erdhi në dhomën time për të më mbështetur”.

Duket se një deklaratë e tillë vetëm sa do të ndezë më shumë xhelozinë e Gupse Ozay, e cila është prej shumë kohësh në një lidhje me Arduç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.