Enca ka ditëlindjen, urimi i Arminës do t’ju befasojë…

Gazeta Paloma - - Koktej -

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime” – do të shkruante poshtë fotos së Encës. E gjeni dot? Vetë ajo: Armina Mevlani! Po këto gocat kaq “sekretmëdhaja” paskan qenë, aq sa nuk begenisin të na tregojnë se paskan miqësi? Miqësi i thënçin, se raporti mes tyre qenka “alla zemra, shpirti”. Rëndësi ka që duhen, kështu na pëlqen! Nuk po hyjmë të zbulojmë sesi janë njohur, kur, si, qysh e tek, po këtë radhë na mjafton kaq. Përfitojmë gjithashtu nga rasti t’i urojmë Encës edhe 100 vite të tjera, po kaq të bukura dhe të suksesshme! Festa e 22 – vjetorit ishte tejet modeste, brenda shtëpisë së saj me një grup të ngushtë miqsh. Nuk munguan tullumbacet dhe torta me kurorën e mbretit, gjithashtu një dedikim i shkruar në rrugën “Myslym Shyri”. Është shndërruar në diçka të zakontë kjo formë, ndaj themi me plot gojë se këngëtarja nuk ia ka pasur shumë ngenë festës… ose nuk ka dashur të bëjë zhurmë përmes saj. Thjesht, këndshëm, pa shpenzime dhe xixa sipër kokës! Gëzuar Enca!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.