Çfarë djali! Noizy bën të ëmën për “ujë të ftohtë “…

Gazeta Paloma - - Koktej -

Që je çun familjar, këtë e dimë. Edhe që je altruist, prapë e dimë. Vërtet për t’u komplimentuar Noizy, i cili ka treguar një zemër të madhe në raportet njerëzore. Është treguar i gatshëm për nisma humanitare, i gatshëm për të surprizuar fansat në programe televizive, i gatshëm për të promovuar artistët e rinj, po me mamin e vet ç’pati? E mori zonjën e nderuar për një xhiro me makinë, ose me saktë me “Ferrari”- n e tij. E dini çfarë do të thotë kjo marka e makinës? Super, super shpejtësi! E shkreta grua, ç’e gjeti me atë fëmijë aq të prapë! Mirë që i hipën të dridhurat për vete, po tek i biri do e mbajë mendjen çdo ditë, sa herë ta marrë vesh se po udhëton. “Në hipsha më me ty unë. Mbaje mend sot. O Rigels, po jo kaq shpejt moj mam se kështu bëhet e keqja!” – dëgjohet të thotë mami i Noizy-t në videon që rreperi ka postuar. Ai nga ana tjetër qesh dhe qesh pa përgjigje. Ore ti, mos u bëj gangster me mamin! J “Ç’të bën fëmija, nuk ta bën as Perëndia” – kot nuk e kanë thënë! Ah, edhe një kompliment për zonjën bionde aq të këndshme dhe simpatike!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.