MA RUAJTI VIRGJËRINË, POR E DETYRUAN TË NDAHEJ NGA UNË

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Unë jam një vajzë 20 vjeçe dhe jam studente për juridik. Para një muaji u njoha me një djalë. Ai ishte një vit më i madh se unë. Ishte njeri i qeshur dhe me një fytyrë shumë engjëllore. Më pëlqeu qëkur e pashë, por ai jetonte në Itali e kjo sikur më mërziti pak. Unë nuk do të kisha mundësi ta takoja shpesh, por ai më thoshte se do ta gjenim një zgjidhje dhe që do të mundohej të vinte më shpesh në Shqipëri. Filluam të flisnim thuajse çdo çast së bashku dhe ja tek erdhi dhe takimi i radhës. Kur ishim në kafene ai tentoi të më puthte, por unë nuk e lejova duke i thënë që kisha turp. Pastaj ai më kërkonte që të shkonim diku që të rrinim vetëm. Kjo më trembi se unë jam e virgjër dhe nuk doja që të ndodhte kështu, por ai më premtoi se nuk do të ndodhte asgjë më shumë se puthjet dhe pranova të shkonim diku vetëm. Kur dolëm jashtë, binte shumë shi dhe të dy vrapuam deri te makina e tij. U nisëm, ai vazhdimisht më shikonte me ata sytë e tij të zinj e më buzëqeshte. Më kishte shtrënguar dorën dhe në ato çaste ndihesha sikur gjithë bota ishte e imja. Ndaluam në një hotel dhe shkuam në dhomë (ishte hera e parë që shkoja në hotel dhe isha e frikësuar). Ai hoqi bluzën se e kishte të lagur dhe më tha ta hiqja edhe unë sepse edhe unë isha lagur, por unë kundërshtova. Atëherë ai filloi të më puthte. Puthjet bëheshin gjithmonë e më të zjarrta dhe ai po këmbëngulte që të hiqja bluzën, por unë kisha shumë turp... E hoqa bluzën, as vetë nuk e di se ç’më ndodhi por vazhduam të putheshim si të çmendur deri sa erdha në vete dhe thashë: “Jo, sot nuk do të ndodhë asgjë”. Ai më tha se më kishte premtova që s’do të ndodhte gjë dhe e mbajti fjalën. U larguam që aty dhe gjatë rrugës buzëqeshnim të dy. Na dukej gjithçka kaq e bukur! Një ditë më pas ai u largua në Itali, por mbajtëm kontakt. Ndihesha shumë mirë me të, më bënte të ndihesha e plotë dhe më thoshte që do të priste kur unë të isha gati. Për këtë e vlerësoja shumë, por gjithçka u shkatërrua shumë shpejt. Sapo e mori vesh familja e tij mori fund gjithçka. Ata kanë një pozitë të lartë, ndërsa unë jam një vajzë e thjeshtë nga fshati dhe prindërit e mi janë punëtorë të thjeshtë. Ai nuk luftoi për dashurinë tonë, por u dorëzua... Nuk bëra asgjë gabim, e vetmja gjë e keqe ishte që jam nga fshati. U lëndova shumë sepse kisha filluar ta doja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.