Mert zbulon të vërtetën e Melek

Gazeta Paloma - - Histori -

Sarp bëhet gat i t ’ i t regojë Jusufit se ku do të bëhet transferta e madhe. Jusufi bën gati gjithë skuadrën e tij për të kapur Xhelalin. Mert i tregon Melekut se Xhoshkun është gjallë. Ai është i etur për hakmarrje, sikurse edhe Melek. Ai i premton se do të marrin hak së bashku. Davut bën gati mallin që do të transferohet. Policia i ngre pritë Xhelalit pas informacionit që ka marrë nga Sarp, por në makinë nuk gjejnë asgjë. Sarp i thotë Jusufit se e mashtroi me qëllim pasi donte që edhe ai ta dinte se çfarë do të thotë të të tradhtojë miku yt më i mirë. Xhoshkun e ka kuptuar se kush është Merti. Xhoshkun tallet me Mer tin dhe e provokon duke i thënë se ai ka një familje, si edhe një vëlla të madh. Mert iluzionohet, por ai nuk i tregon më shumë. Xhoshkun kënaqet me gjendjen në të cilën katandis Mertin. Jusuf mbetet i shokuar nga ndryshimi i Sarpit dhe kupton se atë e ka humbur përgjithmonë. Xhelali kupton se dikush ka dashur t’i ngrejë kurth dhe prandaj ka marrë peng Sinanin që t’i tregojë gjithçka. Sinani i tregon se një avokat, që di gjithçka për Xhelalin dhe ta, u ka dhënë para për të bashkëpunuar kundër Xhelalit. Xhelali i kërkon Sarpit të zbulojë se kush është avokati. Mert fillon të dyshojë se Xhelali i fsheh diçka. Melek është e bindur te dashuria që ai ka për ta. Mert dhe Sarp janë të vendosur për të gjetur njëri- tjetrin. Sarp kap Hasanin dhe ia del mbanë të mësojë se kush është avokati. Mert është i vendosur të zbulojë çfarë kanë Xhelali dhe Xhoshkuni me njëri- tjetrin, prandaj shtiret si Xhoshkun dhe e kërcënon të atin. Xhelal tmerrohet kur kupton se Xhoshkun është gjallë. Sarp ndjek avokatin dhe shikon se ai takon një femër, Lejlën. Lejla është gruaja e Kostanxhelisë dhe kërkon hakun e të shoqit. Mert i kërkon Xhelalit t’i tregojë nëse i ka fshehur diçka. Xhelal humbet kontrollin dhe vetëm i bër tet, por mohon gjithçka. Jusuf heton njerëzit pranë Xhelalit për të kuptuar nëse ndonjëri prej tyre mund të jetë Umuti, por askush nuk përputhet. Xhelal takohet me avokatin. Avokati i thotë se shefi i tij ka ardhur për të zënë vendin e Kostanxhelisë. Xhelali tenton të marrë peng avokatin, por ai e kërcënon me Jeshimin, Mustafan dhe Melekun. Xhelal xhindoset me të, por nuk mundet t’i bëjë asgjë. Jusufi i thotë Sarpit se ka vendosur të japë dorëheqjen. Jusufi i kërkon që të mos heqë dorë nga çështja. Xhelal i tregon Mertit se Melek është vajza e tij e vërtetë dhe kjo është gjëja me të cilën e kërcënon Xhoshkun. Mert mëson gjithashtu se Xhelali i ka vrarë nënën. Mert i premton se nuk do t’i tregojë të vërtetën Melekut, por i rrëfen se Xhoshkun i ka thënë se ka një familje. Xhelali shtiret sikur ky lajm e lumturon. Jusufi i thotë se nga tani e tutje Sarp do të mund të bashkëpunojë me Mertin, pasi do t’i tregojë menjëherë se Sarp është një agjent i fshehtë. Avokati di sekretin e Melekut dhe kërcënon Xhelalin me këtë. Xhelal acarohet edhe më shumë kur shikon Aljanakun përkrah avokatit. Avokati i propozon Xhelalit të jenë miq. Xhoshkun gjen adresën e Fysun dhe mundohet të afrohet me të. Shefi i vërtetë është Sarp, i cili tashmë po bën lojë të dyfishtë për të kapur Xhelalin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.