Marina Vjollca –

Gazeta Paloma - - Histori -

Jo, jo, jo…janë ca detaje kaq personale, saqë nuk ka pse t’i marrë vesh publiku! Me delikatesë do të të përgjigjemi Roz, meqë të kemi xhan! Ti rrëfeve sesi ngatërrove varrimin e babait dhe ishe bërë pjesë e një ceremonie mortore, që po zhvillohej në të njëjtën kohë. Kjo sigurisht ndodh, sidomos në momente të tilla, mbushur plot dhimbje dhe hutim. Rozi sqaroi gjithashtu se e kujton duke qeshur si episod, pasi i ati kishte lënë amanet, që në varrimin e tij mos të kishte lotë…po përtej kësaj mendojmë se nuk ka justifikim! Të qënit e rezervuar është më mirë, sesa të duket sikur po “hap zorrët e barkut” dhe po bëhesh njësh me publikun. Ruajtja e distancës është etikë dhe respekt për veten. Njerëzit të duan, edhe sikur mos t’ua thuash të tëra! Meqë për jetën private ke qenë zakonisht e rezervuar, jo për gjë!

Jo kështu zemra, se nuk shkon ! Jo kështu, se na bën ta harrojmë buzëqeshjen e clirët, plot sinqeritet dhe imazhin e vajzës mirënjohëse. Nuk na pëlqeu aspak detaji i spotit, të programit që do drejtojë Marina. Kalimi nga “Top Channel” në “TV Klan” u shoqërua me shumë fjalë, po kapakun ajo ia vendosi pa fjalë, me vepra. Ca ishte kjo “goditje” me veprim të përqëndruar, që na zunë sytë? Pse e qëlloi moderatorja me jastëk televizorin, teksa po transmetohej pikërisht një ndeshje futbolli? Qëllove të shkuarën tënde, atë periudhë të jetës që të bëri kaq të njohur? Po kush do ishe ti, nëse “Top-i” nuk do të dhuronte mundësinë e jetës? Dakord! Je seksi, e pëlqyer, e këndshme në ekran…po mos harro se radha e vajzave të reja, që aspirojnë botën e televizionit është shumëëëëë e gjatë. Ti u vecove ndër to, ndaj do bëje mirë ta mbyllje me një “faleminderit!” Jeta është e gjatë, ndaj nuk i dihet! Ndoshta gabojmë në perceptim, po spoti këtë shije na la…të hidhur paksa!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.