Inis Gjoni –

Gazeta Paloma - - Histori -

Janë të dyja të adhurueshme, të dyja me fytyrë ëngjëlli. Nënë e bijë po ia dalin të mbajnë gjallë kujtimin e mashkullit më të rëndësishëm të jetës, që fatkeqësisht i sheh nga lart. Një nga femrat më të bukura shqiptare është njëherazi një nënë e shkëlqyer, që po rrit e vetme një vogëlushe si yll, që quhet Coco Antonel. Ato bëjnë balet, hanë ushqim të shëndetshëm, shëtisin në ajër të pastër, lexojnë përralla, po edhe flasin për babin, sikur të ishin shoqe të ngushta. “Sigurisht që figura e babait është një shtyllë e rëndësishme në jetën e gjithkujt. Por ajo nuk e ka njohur. Megjithatë unë ia kam shpjeguar shumë thjeshtë, duke i thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, e disa të tjerë janë, por më mirë të mos ishin sepse s’kanë asnjë lloj përgjegjësie”, - shprehet regjisorja. A e kuptoni filozofinë, brenda këtyre fjalëve? Një gjë është e sigurtë : Coco është me fat për këtë super mami, pavarësisht se do rritet me pengun e madh, që nuk pati mundësinë ta përqafojë qoftë një herë të vetme të atin. Bravo Inis, je e mrekullueshme!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.