PLASI NË A KA XHELOZI ALKETA PËR MARINËN?

Gazeta Paloma - - Front Page -

Moderatorja e ëmbël e “Jo vetëm modë” u largua jashtë vendit pak muaj më parë. Fejesa në Zvicër me avokatin Enis Daci e ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetës së bukuroshes. Intensiteti i xhirimeve, energjia e ambienteve të televizionit dhe udhëtimet me një staf të tërë do t’ia linin vendin një pune zyre, përkrah njeriut të jetës. Floriana po drejton sektorin e marketingut në kompaninë e të shoqit dhe po bën një jetë plot ngjyra edhe atje. Por…nuk zgjati shumë për të na plasur ca fishekzjarrë në qiell, që paralajmëruan ardhjen në jetë të krijesës së tyre. Çifti i ri do gëzohet me një bebush dhe Floriana jonë është në pritje të ëmbël. Ndaj e pati kaq me nxitim zhvendosjen çupa? Domethënë ka menduar që hapat e ndërtimit të familjes t’i hedhë seriozisht. Kemi edhe një ide tjetër: mamatë zakonisht sakrifikojnë për fëmijët, ndaj edhe ajo hoqi dorë nga dashuria e madhe për televizionin, vetëm dhe vetëm që të jetë pranë të atit të fëmijës. Bebushi do lindë jashtë kufijve shqiptarë, për një të ardhme akoma më të mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.