Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit, gati për t’u bërë prindër

Gazeta Paloma - - Koktej -

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen kanë vendosur të ndajnë jetën me njëri-tjetrin duke u lidhur në martesë, por duket se tashmë janë gati të zgjerojnë familjen e tyre. Ata janë një nga çiftet e preferuara të gazetarëve, duke qenë të dy pjesë e botës të televizionit.

Gjithçka nisi me martesën e kurorëzuar në korrik të këtij viti. Dasma bëri aq bujë sa detajet e saj u diskutuan për ditë të tëra. Edhe pse deri diku është normale për çiftet e sapomartuara, kanë nisur thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Fahriye. Por cilat janë argumentet që na bëjnë të besojmë se një lajm i tillë është i vërtetë?

Aktorja po refuzon rolet që i ofrohen

Ajo ishte në qendër të vëmendjes së mediave me dasmën madhështore dhe kjo e ndihmoi edhe në karrierë, duke bërë që t’i ofroheshin disa role protagoniste në filma të ndryshëm, por aktorja i ka refuzuar të gjitha. Mbase sepse Evcen dëshiron të bëhet një nënë e përkushtuar?

“Gruaja ime me zor po pret që të bëhet nënë”

Burak Ozçivit u ka treguar të afërmve se Fahriye është gati për t’u bërë nënë. Fjalët e tij? “Gruaja ime me zor po pret që të bëhet nënë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.