Plasi në “Klan”, a ka xhelozi Alketa për Marinën?

Gazeta Paloma - - Koktej -

Sa shpejt trembeni edhe ju…pupupu! Kujtuat se nisën sherret? Po nuk ka shanse, se ai televizion ka prodhuar dhe vijon të prodhojë vetëm bukuri, jo shëmti. Nuk ka shanse se moderatoret e tij janë profesioniste dhe nuk zihen kurrë për një “lugë groshë”! Për të shuar gjithë kureshtjen e atyre dashakeqëve në spotin që paralajmëron nisjen e spektaklit, që do të drejtojë Marina ka komentuar edhe Alketa: “Po presim të gjithë. Ndriço zemra!” A ka më copë se kaq? “Faleminderit shumë shpirt, të dua!” – i ka kthyer përgjigje bashkëshortja e Getoar Selimit, Marina. Fantastik ky raport, një solidaritet për t’u marrë shembull. Alketa e di mirë çfarë do të thotë të kesh mbështetjen e kolegëve, e di mirë çfarë do të thotë gjendje perfekte psikologjike, përpara nisjes së një sfide të madhe. Ndaj ajo vetë ka kontribuar që Marina të jetë sa më mirë, që të shkëlqejë më 22 tetor dhe jo vetëm, por edhe gjatë 11 javëve të spektaklit “C’est la vie”. Ju duam vajza!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.