Eni Koçi ende e virgjër, Genci do të jetë mashkulli i parë

Gazeta Paloma - - Koktej -

Kot ma keni lodhur me fjalë këtë vajzë se ajo është si drita. Mirë, e pranojmë që Eni ka bërë goxha operacione plastike, ama kaq i ka mjaftuar për ta mbyllur me eksperimentet. Look-u ujë e sapun nuk ekziston, por natyralitetin siç e ka bërë nëna e ka ruajtur për bashkëshortin e ardhshëm. Mos kujtoni se i kaluam shkallët shpejt e shpejt, pasi lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze. Sado ta mohojnë, të skuqen, të nënqeshin… Eni dhe kantautori Prel- vukaj janë bashkë. Duke qenë super të vëmendshëm, na kujtohet kur këngëtarja ngriti duart lart, pas pyetjes së një gazetari nëse ishte ende e virgjër. Na la të kuptonim se është e vërtetë, ndaj konkluzionin që Genci është mashkulli i parë për të… e nxorëm ne. Kemi të drejtë, apo jo? Intervista është shkëputur diku nga fillimi i këtij viti, atëherë kur lindën dhe thashethemet e para për çiftin. Eh, mor Genc, ç’fat të ka ardhur në derë! Lum si ti!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.