E konfirmuar: “OTR” bën bashkë supermodelet!

Gazeta Paloma - - Koktej -

Nuk na e priste mendja që kundërpërgjigjja e “mbretit” do të ishte kaq e ashpër. Ndoshta po ia fusim kot se ai ka plane më të mëdha sesa thjesht të “hakmerret” ndaj Encës. Sidoqoftë, labeli “OTR” po i shton dita – ditës vajzat e bukura, të cilat pritet të kenë super sukses. Investimi i Noizy-t në muzikë i ka sjellë përherë fryte reperit, si nga ana materiale, ashtu edhe profesionale. Fansat nuk kanë fund, apo jo? Ju e dini mirë se çfarë bëhet nëpër koncerte për të, ndaj na e besoni këtë hall të madh. Po kur të shtohen edhe “shalët” e gjata të këtyre vajzave seksi? Nam i zi, nuk ka diskutim! Pas Keisi Meidinit, vajzës së këngëtarit Sabian, dhe Oriola Marashit, modeles “bombë”, shtohet një tjetër figurë e njohur. Biondina Elena Lika ka marrë konfirmimin për të qenë “OTR” nga vetë AI. “Vajza ime e veshur në të bardha, Vjen së shpejti” – ka shkruar Noizy përbri fotos së Elenës. Ç’po thur vallë? Na e merr mendja që edhe këtë herë ka qëlluar në shenjë. Elena e ka shtuar popullaritetin, që pas pjesëmarrjes në “Big Brother Albania”, ndërkohë që është ndër fytyrat më të njohura të kopertinave dhe editorialeve të modës në revistat shqiptare. Urime, e dashur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.