ZEMRA QË KËRKON NJË KRIJESË HYJNORE

Gazeta Paloma - - Histori -

i zgjatur një pecetë dhe dorën ia mora në prehrin tim. Sheh gjë të rrezikshme tek unë ti? Të dukem vallë si kufomë që të kall tmerrin me çehren e zymtë të saj? Shikomë në sy, ata janë telekamera e shpirtit tim... dhe sikur të njiheshim prej vitesh u përfshimë në një bashkëbisedim të sinqertë e miqësor e ndërkohë që flisnim shtruar e lirshëm, përkëdhelja Melodinë që ish mbështjellë në gjoksin tim me një nur të paparë. U përcollëm duke përqafuar dhe falënderuar njëra- tjetrën, i dhurova Melodisë puthje shpirti e teksa largoheshin i shoqërova me sy të përlotur. Në çast më buçiti në mendje vrazhdësia e të folurit të atij doktori që më vuri cakun (kufirin) e privimit të mëmësisë. “Trupi yt nuk e përballon dot bartjen e një pasardhësi: ose jetën ose fëmijën”. E shkatërruar deri në dhimbje ulërij me forcën e shpirtit: A ka kuptim jeta pa motivin që do ta zbukuronte? Sa keq për ato të reja që nën efektin e dehjes nga kënaqësia aventureske mbytin frytin e ngjizjes së momentit, pa menduar aspak se Zoti do t’i ndëshkojë rëndë për aktin çnjerëzor të krimit. Neveri, pështirosje apo mëshirë ta quash çoroditjen e tyre nga epshi egoist që dominon mbi çdo vlerë mirësie. Akoma më rëndë për ato femra që dhe pse bartin e sjellin në jetë një krijesë të pafajshme, të ndrydhura nga rrethanat që u servir jeta, poshtërojnë maturinë e femrës dinjitoze, duke flakur pa mëshirë krijesën hyjnore në pirgun e mbeturinave që kundërmojnë erën e ndotur të ngopjes egoiste, ndonëse në timpanin e veshit u buçet e qara me dënesë e foshnjës së sapolindur. Të mjerat ato! Blindohen në verbërinë e demonstrimit të tyre makabër. Çdo ditë stërdëgjojmë refrenin në kor të ankesave bajate nga një minorancë njerëzish. “Kemi fëmijë të vështirë, nuk na binden, u rraskapitëm pas edukimit të tyre...”. Mos o Zot! Çfarë mendësie e cekët! E si mund të ketë fëmijë të vështirë kur të gjithë janë profili më perfekt që ka krijuar Zoti? E si mundet të bindet një fëmijë nën diktatin e dhunës duke shpërfillur veshjen e parimeve që na jep AI për më shumë dashuri dhe mëshirë? Vallë quhet rraskapitje edu- kimi i fëmijës tënd me vlerat më të mira që na ushqen Zoti? Mbetem e shokuar nga ky “absurditet i çmendur”që bllokon fuqishëm hormonin e dashurisë që të lidh me fëmijën. Mos më gjykoni nga mungesa ime e mëmësisë! Mos më lëndoni me gozhdimin e damkosjes “shterpë”! Mos ma bëni zemrën copash me çekanin e paragjykimeve! Zoti është gjykatës i drejtë, mëshirues dhe mëshirëbërës. Me një dorë të hedh e me tjetrën të pret... nuk më gjunjëzoi përplasja me fatin që Ai dhe vetëm Ai ta jep. Më dha fortesën e urave mbi një taban graniti duke mposhtur çdo uragan dhimbjeje në trup e shpirt. Njëherësh më dha frymë për t’iu gëzuar jetës ashtu siç Ai di ta programojë. Më qeshet shpirti e mbushem me kënaqësi tek shoh dhe dëgjoj mori pafund të nënave model që kthehen në heroina për fëmijët e tyre. Dikush sfidon përgjumjen duke kthyer në këngë përpëlitjen e fëmijës në krahët e saj, një tjetër tretet në punë të rënda për t’i sjellë ushqim, të tjera e të tjera e kthejnë në melodi shpirti edukimin e tyre. Sa e sa nëna shkrihen në vaj nga malli për fëmijën që mizoria e fatit e hedh matanë detit, në kërkim të një jete më të mirë. Zoti sheh, peshon dhe vlerëson gjithçka...e aty ku shkel këmba e nënës është bekimi për fëmijën e saj. Kurrë nuk hamendësoj llogari faktesh me fatin që të jep Zoti. Edhe profeti i islamizmit, Muhamedi, kaloi një jetë të vështirë me sprova të shumta, i nënqeshur dhe përqeshur nga injoranca e njerëzve të asaj epoke, por nuk u dorëzua kurrë përballë vështirësive dhe rëndesës emocionale, kurrë nuk u ankua kur i rridhte gjak nga goditjet dhe poshtërimet, por ashtu i përmbajtur dhe i qetë, me vullnetin e Zoti, ia doli të sfidonte të gjitha betejat dhe jetoi në harmoni me po ata njerëz që e sulmonin me epitete të rënda. Vetëm Zoti di të na testojë durimin dhe vetëm Ai bën bilancin e drejtë të shpërblimit sipas veprës që ke kryer. E ndonëse e plagosur nga i vetmi peng në zemër, di të bëj durim duke marrë forcë, kurajë, vullnet dhe ngushëllim te ndihma e Zotit për të jetuar e ngopur dhe në paqe me riskun e fatit që më ka dhënë Ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.