Bëhuni ju Mister X!

Gazeta Paloma - - Histori -

Mister X, jam një nënë e re. Po lexoja këtu te “Paloma” një histori për një nënë që thoshte se urrente vajzën e saj të porsalindur, pasi do të kishte dashur të kishte qenë djalë. Shumë njerëz e kanë sharë dhe paragjykuar, por unë e kuptoj sepse po kaloj të njëjtën gjë. Kam një muaj që kam lindur vajzën dhe më duket sikur nuk e dua. Ajo është shkaktare e të gjitha problemeve të mia, jam shëndoshur, në punë nuk shkoj, rri në shtëpi, burri nuk më prek më me dorë. Po kaloj një periudhë shumë të vështirë, të lutem më jep një këshillë. Desi Beralda: O Zot, pse i jep bekim dikujt që s’e meriton dhe s’ia di vlerën! Po mirë moj debile, po ty që dole vajzë nëna jote të të hidhte në rrugë? Turp të të vijë! Ndyrësirë femër! Dona Ajark: Çfarë këshille do? Falëndero Zotin çdo sekondë që të fali një engjëll të shëndetshëm dhe të bëri nënë sepse shumë femra nuk e kanë këtë privilegj të bëhen nëna! Ah, po ke hallin e burrit ti! Aman moj grua, puth gocën sepse ajo është personi i vetëm që do të të rrijë pranë gjatë gjithë jetës e do të kujdeset për ty! Silvana DragotiCaushi: Epo dhe këtë s’e prisja ta dëgjoja! Kot s’kanë thënë, sa do rrosh do dëgjosh! Uroj që një ditë të të urrejë ty ai fëmijë. Shpresa Godo Dulla: E dashur, quhet depresion pas lindje. Njerëzit e tu duhet të të qëndrojnë afër, nëna, motra se për burra shqiptar mos prit ta bëjnë. Të uroj ta kalosh sa më shpejt me ndihmën e Zotit. Megi Mancka: Ka çifte që luten për një fëmijë dhe bëjnë gjithë ato sakrifica, Zoti i jep fëmijë njerëzve si ti. Kjo jetë është e padrejtë. Florida Armando Tafa: Mirë ta bëka burri që s’të prek më me dorë. Injorante femër ti bashkë me atë tjetrën. Femrat si ti nuk e meritojnë statusin e nënës. Rezi Arta: Quhet depresion pas lindjes dhe është një fazë që shumë nëna të reja e kalojnë. Ti ke nevojë për mbështetjen e njerëzve të tu që të të rrinë afër dhe të të ndihmojnë me beben. Nëse ke një njeri që ta mbajë beben për një orë, dil për një kafe. Oke Gjoka: Për mendimin tim vrit veten se nuk ke ç’i duhesh për nënë asaj goce. Nuk je gjë tjetër veçse një idiote, edhe ty një nënë të ka bërë. Ledi Filaj Keri: Ti ke tjetër problem psikik. Jam shëndoshur, - thotë, - e ka fajin fëmija që u shëndoshe, ti mos haje si lopë. Shko në punë, paguaj një njeri për gocën. Thuaj se nuk doje të bëheshe nënë. Disa luten për fëmijët e tyre që t’i kenë mirë, disa si ty bëjnë fajtore një krijesë që s’e pyeti njeri a donte të vinte në këtë botë dhe të kishte një nënë si ty. AD DA: Më fal, pse të ishte djalë nuk do të ishe shëndoshur? Po të ishte djalë do shkoje në punë? Po të ishte djalë do të të prekte burri me dorë? Mjerë ai engjëll i vogël çfarë prindërish i kanë rënë! Thirri mendjes dhe rrite atë fëmijë siç duhet! Geron Stepa: Jeni në terezi apo ju ka ikur kosherja se bletë keni kohë që s’keni pasur! Të rëntë damllaja ty dhe mbase të shterpëzon Zoti njëherë e mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.