Rosela Gjylbegu

Gazeta Paloma - - Histori -

– Teksa u shfaqën pamjet, kur të dy këndonin në skenë, ajo u dorëzua. Vajza e talentuar nga Shkodra, që u zbulua në spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma”, u rrit profesionalisht me hapa galopantë. E ftuar tek “Rudina”, Rosela u surprizua me videon kur së bashku me të atin e ndjerë këndonin në duet. Ishte periudha kur ai ishte i sëmurë. “Askush nuk e mendonte që gjërat do të shkonin ashtu, ai ishte vital dhe ne të gjithë shpresonim që ai do t’ia dilte”,- tha Gjylbegu, por Zoti për të kishte vendosur. Ikja e beftë la pas një dhimbje që i çoroditi të gjithë në familje. Mirëpo, jeta vazhdon dhe bashkë me të ecën edhe koha. Këngëtarja është paralelisht e angazhuar edhe me punën në parlament, duke e mbushur ditën plot me aktivitet. Kjo është një formë për ta harruar paksa realitetin e trishtë, edhe pse i ati është kudo me të. Këshillat për ta jetuar jetën me dinjitet dhe ballin lart e bija i ndjek me përpikmëri. Bravo Rosela!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.