Këshilla nga seksologia Suzi

Gazeta Paloma - - Histori -

-Nga sa shkruani duket që i dashuri juaj është person pa respekt për veten e tij. Por problemi më i madh qëndron te ju, pasi nuk e keni veten në qendër të vëmendjes suaj dhe prisni që të tjerët t’ju zgjidhin problemet, t’ju bëjnë të lumtur apo të vendosin për ju. Ju takon juve t’i zgjidhni këto punë. Do të zgjidhni veten, apo tjetrin? Kjo zgjedhje varet shumë nga respekti që keni për veten.

Zonja Suzi, jam një djalë 22 vjeç dhe kisha një vit i lidhur me një vajzë, por u ndamë pasi unë “e tradhëtova” me një vajzë tjetër. Më pa teksa thjesht e putha, por nuk shkova me vajzën tjetër. Aty e dashura vendosi të ndaheshim dhe gjithë shoqëria ime u largua prej meje, sepse ajo më bëri të dukesha sikur unë isha fajtori dhe sikur kisha bërë një faj për të cilin nuk meritoja as falje. Pak muaj më parë u lidha prapë me të dashurën. U takuam në palestër dhe pamë që ndanim të njëjtat interesa. Pranuam të nisnim sërish nga e para, por zbulova që në të njëjtën kohë Nëse doni të keni një marrëdhënie harmonike në çift, lexoni përgjigjet e Suzit. Për çdo pyetje që keni në lidhje me problemet me partnerin ose partneren na dërgoni sms në 0682766166

Më vjen keq që gjithçka ka shkuar kështu, por mendo që siç ndihesh ti tani, është ndjerë edhe ish e dashura jote, kur të ka parë duke u puthur me vajzën tjetër që ke përmendur më lart. Në njëfarë mënyre, edhe ajo është hakmarrë në të njëjtën mënyrë me ty. Është e vështirë të humbasësh personin që e do, por unë të sugjerosh të gjesh interesa të tjera, ndoshta edhe të nisësh një punë, apo të merresh me një aktivitet tjetër në përditshmërinë tënde. Kjo gjë do të të bëjë ta harrosh ish të dashurën tënde dhe mund të të sigurojë edhe miq të rinj që ndajnë pot ë njëjtat interesa si ty. Të përshëndes!

Përshëndetje zonja Suzi! Dua të di, çfarë të bëj që mos të kem turp gjatë aktit seksual? Kam shumë turp të qëndroj e zhveshur para të dashurit. Gjithashtu edhe ta shoh atë. Kemi tre muaj që kemi kryer marrëdhënie dhe unë nuk e kam prekur asnjëherë të

-Jepi kohë vetes Eva. Kompleksi që ti e ke ndërtuar ndër vite nuk mund të ikë për tre muaj. Megjithatë, në intimitet përpiqu të hysh me kuriozitetin e zbulimit të vetes nëpërmjet shijes dhe kur kjo të bëhet mënyra juaj e sjelljes në intimitet mbase do të çliroheni edhe nga kompleksi problematik.

Përshëndetje zonja Suzi! Jam 19 vjeç, kam një lidhje me një vajzë shumë të bukur. E duam shumë njëri-tjetrin. Kur bëjmë seks bëjmë diçka që ndoshta nuk është normale për shëndetin tonë, ia marrim në gojë njëri-tjetrit. Të lutem më thuaj, a e dëmtojmë shëndetin tonë me këto gjëra që bëjmë? Të falënderojmë për mundësinë që na jep të ndajmë problemet që kemi me ty.

-Jo, shëndeti nuk dëmtohet duke kryer seks oral. Është një ndër format e intimitetit që po u realizua me pëlqimin e të dy partnerëve nuk sjell asnjë problem.

Sapo jam martuar dhe kur kryejmë marrëdhënie, burri ka shumë dëshirë të prishet brenda. Por unë kam frikë se mos ngelem shtatzënë se është shumë herët për mua. Kam dëgjuar se po të prishet brenda 2-3 ditëve para se të më vijnë

- Kur kryen marrëdhënie të pambrojtura, asnjëherë nuk ka garanci për shtatzëni të padëshiruara.

Zonja Suzi, unë jam një djalë 21 vjeç dhe vuaj nga ejakulimi prematur, domethënë nuk mund të zgjas dot në seks dhe prishem shpejt. Kohët e fundit kam njohur një vajzë 19 vjeçe që e pëlqej shumë dhe e kam kuptuar që edhe ajo më pëlqen. Nuk i kam propozuar për lidhje, sepse e di që në lidhje gjërat do të përfundojnë deri në shtrat dhe nuk dua që ajo të zhgënjehet prej meje nga problemi që kam. E kam provuar të shkoj me vajza i dehur dhe ashtu zgjas shumë. Çfarë të bëj? Pse më ndodh kështu? Floriani.

- Florian, së pari, unë të këshilloj të takohesh me një mjek androlog dhe t’ia shpjegosh atij problemin që ke. Së dyti, ekzistojnë edhe metoda që zgjasin periudhën e ereksionit. I tillë është edhe konsumi i alkoolit që ul gjithë aktivitetin metabolik në organizmin tonë, dukë përfshirë edhe aktivitetin seksual. Kjo gjë ka ndodhur edhe në marrëdhëniet e tua të mëparshme, por nuk është mirë që çdo marrëdhënie ta kryesh në gjendje të dehur, ndaj sërish të këshilloj një vizitë me një mjek andro- log për problemin që ke. Të përshëndes!

Përshëndetje zonja Suzi! Jam një vajzë 24 vjeçe dhe kam një problem. Kur është ftohtë, duke filluar nga shtatori deri në mars, urinoj shumë shpesh, çdo një orë, çdo dy orë. Pas marsit deri në gusht rri edhe 8 orë, madje ka raste që urinoj vetëm një herë apo dy herë në ditë. Të lutem më thuaj çfarë të bëj gjatë dimrit dhe ditëve të ftohta që të mos shkoj në banjë kaq shpesh, se ndihem shumë në siklet para kolegëve të punës, por edhe kur shkoj në ndonjë vend një orë e gjysmë apo 2 orë larg kam shumë frikë ngaqë më shkohet shpesh në banjo. Të lutem, a ka ndonjë kurim apo çfarë të bëj? Ku të shkoj apo drejtohem se jam në siklet të madh?

-Gjëja e parë që më erdhi në mend kur lexova mesazhin tuaj është që ju duhet t’i drejtoheni një mjeku nefrolog për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me një problem shëndetësor. Nëse përgjigjja është negative, atëherë mund të kemi të bëjmë me një veprim që është kthyer në sjellje, por ky është hapi i dytë, prandaj mos nguroni t’i drejtoheni mjekut nefrolog.

Përshëndetje Suzi! Jam 25 vjeçe, ka 2 muaj që kam abortuar pa dëshirën time. Kisha shtatzëni normale, shkoja si

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.