Barun Sobti: “Më intrigon të luaj film me biografinë e një personi pak të njohur”

Gazeta Paloma - - Koktej -

ishte një formë motivimi për të, ai u përgjigj se është e vërtetë që po paguhet mirë dhe se çdo aktor dëshiron që puna e tij të vlerësohet dhe të marrë paratë që meriton. Njerëzit në Indonezi thjesht i duan aktorët indianë dhe telenovelat indiane, për këtë arsye janë bujarë edhe me rrogat që ofrojnë.

Në film ai ka pasur rolin e Alek, një mashkull me probleme mendore. Angad rrëfen se e ka pasur të vështirë të portretizojë personazhin e tij, i cili në film ishte një skizofrenik. Ai tregon se në fillim ka qenë e vështirë, por pas një pune të madhe ka arritur të sjellë më së miri personazhin e tij. Tani çdo mund i tij po shpërblehet, pasi mbështetja nga fansat është e madhe dhe ata po e vlerësojnë aktrimin e tij në “Bidaai”.

Ai tregon se ende pas 9 vitesh karrierë ndihet nervoz kur del para kamerave: “Jam ndjerë shumë nervoz kur jam ballafaquar me kamerat për herë të parë. Edhe sot pas 9 vitesh në industri bëhem nervoz. Ende shkoj te regjisori dhe e pyes nëse bëra një punë të mirë. Besoj në idenë se frika të sjell suksesin, ndërsa vetëbesimi i tepërt të çon tëposhtë”.

Ashtu si edhe aktori indian Akshay Dogra, edhe Barun Sobti mendon që bota e televizionit ka mangësi. Aktori i suksesshëm mendon se biografitë duhet të bëhen rreth atyre njerëzve, kontributi i të cilëve në shoqëri nuk është njohur deri në atë çast, jo për ata njerëz që janë të famshëm, të pasur apo që njihen nga të gjithë.

Barun Sobti shprehet se nuk është kundër trendit të biografive në Bollivud, por ai mendon se regjisorët po luajnë vetëm gurë të sigurt në këtë drejtim, duke shfrytëzuar personazhe që janë tashmë të famshëm dhe harrojnë se duhet të eksplorojnë edhe më shumë.

“Filmat biografikë janë fantastikë, por industrisë i mungon kurajo ndonjëherë. Njerëzit e shikojnë një aktor si një yll pas 2-3 filmash të suksesshëm dhe insistojnë tek e njëjta fy- tyrë, pa pasur kurajën për të eksploruar më shumë në botën e kinemasë, e cila ka shumë më shumë për të ofruar. Mendoj se kjo lidhet me sigurinë që të ofron diçka e tillë, njerëzit duan të dinë më shumë rreth dikujt që është i famshëm, prandaj le të bëjmë një film për këtë, sepse të gjithë kanë për ta pëlqyer. Prandaj pse po bëjmë vetëm biografi të njerëzve të pasur dhe të famshëm? Pse të mos bëjmë filma për njerëz që i njohim pak? Personazhe të tillë janë shumë më pranë njerëzve që na rrethojnë”.

Kur u pyet nëse ai vetë do të merrte pjesë në një film biografik po t’i ofrohej, Barun tha: “Varet nga skenari. Nëse më ofrohet një biografi për një person rreth të cilit dimë thuajse gjithçka, pse ta pranoj? Një film rreth dikujt që është shumë pak i njohur, është diçka që më intrigon”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.