Si t’i thuash jo fëmijës: Hueyda El Sayed ju tregon sekretin

Gazeta Paloma - - Koktej -

Hueyda El Sayed ka rrëfyer në emisionin “Rudina” jetën e saj në Bruksel dhe marrëdhënien e veçantë me të birin. Ajo është bërë nënë prej dy vjetësh dhe ka krijuar një lidhje shumë speciale me Gabrielin.

Hueyda me krenari ka treguar se djali i saj është një fëmijë shumë i veçantë dhe se ai nuk ndahet asnjëherë nga ajo. Ajo gjithashtu është shprehur se tani që djali i saj ka filluar të shkojë në kopsht, dallon shumë nga fëmijët e tjerë dhe kjo për faktin se është shumë i sjellshëm dhe i edukuar.

“Përpiqem të mos i them “jo mos e bëj këtë”, por i shpjegoj arsyen se përse nuk duhet ta bëjë. Krenaria ime më e madhe është se tani Gabrieli në kopsht është ndër të paktët që thotë “Faleminderit”, “Të lutem” apo “mund ta marr këtë”, ka treguar Hueyda.

Hueyda ka rrëfyer se Gabrieli është një djalë shumë i edukuar, falë punës dhe përkushtimit që ajo ka bërë ndaj tij.

“Ai ka arritur të krijojë një personalitet mjaft të mirë për moshën që ka”- tha Hueyda.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.