Të besova, më tradhtove!

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Edhe pse e di se si je në të vërtetë, përsëri nuk mund të të heq nga mendja! Është e çuditshme se si njerëzit nuk duan t’i besojnë disa gjëra dhe as ta pranojnë realitetin që e kanë përpara syve. Kjo më ndodhi dikur edhe mua. Madje edhe sot që e njoh mirë realitetin, nuk e di se çfarë më mban të lidhur me imazhin tënd.

E di që ti nuk nuk e meriton të të kujtoj sepse ishte ti që m’i shkatërrove të gjitha ëndrrat, ishe ti që abuzove me besimin tim, ishe ti që u talle me mua. A nuk mendove për asnjë çast se unë do t’i vuaja pasojat e papërgjegjshmërisë tënde? Nuk mendove për asnjë sekondë se është e turpshme të tallesh me ndjenjat e një njeriu? Sigurisht që jo, sepse ti mendon vetëm për veten tënde. Ti nuk e njeh as turpin, as sedrën, as përgjegjshmërinë. Ti nuk di të sillesh në mënyrë njerëzore. Ti di vetëm të shkelësh mbi të tjerët, pa të bërë përshtypje asgjë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.