SHENJA QË TREGOJNË SE JENI NJERI ME INTELIGJENCË EMOCIONALE

Gazeta Paloma - - Psikologji -

Inteligjenca emocionale është aftësia për të njohur dhe menaxhuar emocionet e tua, por edhe emocionet e të tjerëve.

Sipas “Psychology Today”, ajo përgjithësisht mund të ndahet në tre aftësi: ndërgjegjja emocionale; aftësia për të shfrytëzuar emocionet dhe përdorur ato në detyra si të menduarit dhe zgjidhja e problemeve; dhe aftësia për të menaxhuar emocionet, që përfshin rregullimin e emocioneve të tua, si dhe ngritjen e humorit apo qetësimin e të tjerëve”.

Ja shenjat që edhe ju zotëroni inteligjencë emocionale

Të qenit i vetëdijshëm është një shenjë e inteligjencës emocionale, dhe kjo manifestohet në aftësinë për të parë gabimet tuaja dhe pranuar kur keni bërë një gabim. Njerëzit me një inteligjencë emocionale të lartë mbajnë shënim kritikat, analizojnë atë që u është thënë dhe mësojnë prej tyre.

Njerëzit emocionalisht inteligjentë nuk kanë frikë nga ndryshimi – ata janë fleksibël dhe gjithmonë të prirur për t’u përshtatur me rrethanat e reja.

3. Ju ndjeni dhembshuri

Aftësia për të vënë veten në vendin e dikujt tjetër është një shenjë kryesore e inteligjencës emocionale. E njëjta gjë vlen për të qenit në gjendje të dallosh kur një koleg ose mik është i stresuar, apo i mërzitur. Edhe kjo është aftësi. Njerëzit emocionalisht inteligjentë jo vetëm mendojnë se si po i bëjnë të tjerët të ndihen, por edhe se si reagimet e tyre do të ndikojnë te të tjerët. Është e rëndësishme të mendoni gjërat dhe të peshoni pro-të dhe kundra-t e një situate, para se të reagoni fort.

5. Ju nuk ofendoheni kollaj

Shumica e njerëzve emocionalisht inteligjentë nuk janë tepër të ndjeshëm. Kjo ndodh sepse nëse ndiheni të sigurt në veten tuaj dhe e dini se kush jeni, është e vështirë të ofendoheni nga ajo që thonë njerëzit.

6. Nuk mbaheni pas mendimeve negative dhe i lini gabimet të shkojnë

Edhe nëse bëhet fjalë një gabim që keni bërë ju ose kolegu juaj, njerëzit emocionalisht inteligjentë nuk përqëndrohen gjatë tek ai, por tek anët pozitive dhe ecin përpara.

7. Ju nuk mbani mëri

Në mënyrë të ngjashme, aftësia për të falur dhe harruar është një shenjë e inteligjencës emocionale. Lënia pas e një mosmarrëveshjeje ju bën të ndiheni më mirë, gjë që është diçka që njerëzit emocionalisht inteligjentë e dinë fare mirë.

8. Ju jeni kureshtarë për njerëzit

A e gjeni veten gjithmonë duke bërë më shumë pyetje për njerëzit sesa shumica bëjnë për ju, sepse jeni vërtet të interesuar? Nëse po, mund të jeni më inteligjentë emocionalisht se shumica. Kurioziteti është shumë i lidhur me ndjeshmërinë.

Ndoshta më e rëndësishmja, megjithatë, njerëzit inteligjentë emocionalisht e dinë se janë në kontroll të lumturisë së tyre, dhe asgjë që ndokush mund të thotë, nuk do jua prishte. / Bota.al

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.