Kushi zbulon se Sham është rrëmbyesi

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Manorama mëson se Kushi në të vërtetë nuk ka shkuar në shtëpinë e familjes së saj dhe kupton se diçka nuk shkon. Kushi kthehet në shtëpi. Ajo merr një telefonatë kërcënuese nga rrëmbyesit e Arnav. Manorama premton ta ndihmojë atë për të shpëtuar Arnavin. Nandakishore rikthehet në shtëpi, duke habitur kështu Manoramën dhe Kushin. Ai i dhuron Kushit një varëse me një foto të saj me Arnavin. Pajal ndihet shumë pa vend në festë dhe vendos që të kthehet në shtëpinë e prindërve të saj. Kushi dhe Manorama vazhdojnë të kërkojnë për rrëmbyesit. Kushi arrin të gjejë vendin se ku fshihen rrëmbyesit, por merr një tjetër kërcënim. Kushi dhe Manorama detyrohen të fshihen në një qendër tregtare pasi kuptojnë se dikush po i ndjek. Ato arrijnë në adresën e duhur dhe mundohen të gjejnë shenja që Arnav është aty. Plani i tyre dështon, pasi rrëmbyesit e kuptojnë praninë e tyre. Zonjat ia dalin mbanë të arratisen duke u hedhur piper djegës në sy rrëmbyesve. Ato arrijnë të gjejnë një adresë tjetër në shtëpinë e rrëmbyesve dhe nisen menjëherë atje. Arnav nga ana tjetër përpiqet të arratiset, por nuk ia del mbanë. Rrëmbyesit rrahin keq Arnavin, pasi ky i fundit sulmon Shamin. Pavarësisht asaj që dëshiron të bëjë, Sham detyrohet t’i falë jetën Arnavit pasi duhet të marrë pasurinë e tij. Kushi është shumë e shqetësuar për të shoqin dhe lutet për jetën e tij. Nani, Anxhali dhe Pajal përpiqen ta gëzojnë dhe t’i ngrenë humorin. Kushi shikon shenja gjaku në këpucët e Sham dhe bëhet shumë dyshuese. Ajo merr një mostër nga gjaku në këpucën e tij dhe e çon në një laborator për t’i bërë analiza. Rezultatet konfirmojnë se bëhet fjalë për gjakun e Arnav. Nandakishore mëson se Arnavin e kanë rrëmbyer. Mirëpo ai nuk mundet ta pranojë faktin se Sham është një kriminel dhe tregohet mosbesues ndaj fjalëve të Kushit. Pavarësisht kësaj, Nandakishore vendos të ndihmojë Kushin në misionin e saj për të shpëtuar të shoqin. Anxhali merr një telefonatë nga agjenci udhëtimi që e lajmërojnë se Sham ka bërë plane për pushime. Kushi futet fshehurazi në dhomën e Sham dhe mundohet të gjejë çelësin për të kërkuar në gjërat personale të tij. Kushi gjen në valixhen e Sham disa dokumente personale të Arnavit. Ndërkohë që Kushi i tërheq vëmendjen Sham, Nandakishore ndërron dokumentet në valixhe. Sham prenoton një udhëtim për në Skoci në emrin e Arnav. Kushi i kërkon Anxhalisë një shumë të madhe parash borxh dhe Sham bëhet shumë dyshues për këtë lëvizje të çuditshme të saj. Sham përballet me Kushin pasi e shikon atë duke paguar një person për të falsifikuar firmën e Arnav. Kushi i thotë se ai nuk ka asnjë të drejtë ta qortojë, pasi po e bën gjithçka për të marrë hak ndaj Arnav dhe do t’i marrë atij gjithë pasurinë. Arnav arrin të marrë telefonin e rrëmbyesve dhe i telefonon Kushit. Ajo i thotë se Sham është rrëmbyesi i vërtetë, por për fat të keq Arnav nuk arrin ta dëgjojë këtë fjali. Kushi dhe Sham largohen bashkë dhe kjo gjë ngre shumë dyshime tek Anxhali. Për të fituar besimin e Sham, Kushi nënshkruan dokumentet false dhe i tregon atij se Arnav e mori në telefon. Sham është i lumtur me këtë situatë dhe gjithashtu përpiqet ta bëjë atë për vete. Kushi dhe Nandakishore përdorin Shamin për të arritur tek Arnav. Kushi dhe Arnav shikojnë njëri- tjetrin në ëndërr.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.