Xhesur plagoset

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Syhan është e vendosur që të vazhdojë jetën e saj e ndarë nga babai. Xhesur e pranon se është i dashuruar me Syhanin dhe ai është i bindur se ata do të martohen së bashku. Ai trembet nga ideja se Syhan ka për ta lënë në momentin kur të mësojë se është djali i Hasanit. Mihriban shkon të takojë Xhesurin për të festuar kontratën e lidhur së bashku. Ajo njihet me Fygen. Fygen arrin ta kujtojë nga e shkuara dhe fillon t’i tregojë se si Hasan ka bërë kopje të pikturave për t’i shitur në mënyrë që të fitojë para. Tahsin mashtron Syhanin se është shumë sëmurë dhe se prandaj është martuar me Adalatin, për të kaluar me të ditët e fundit të jetës. Ai u rrëfen se Adalet nuk do të jetë pjesë e testamentit. Syhan preket dhe vendos të rikthehet në shtëpi. Kemal i bën video Xhahides duke folur me Bylentin fshehurazi në pyll. Ai vendos t’ia tregojë videon Xhesurit duke hedhur dyshimin se mes Xhahides dhe Bylentit ka një lidhje jashtëmartesore. Ajshe rikthehet në skenë, por shtiret sikur Tyrhan i kërkon para në mënyrë që ta lërë atë të qetë. Xhahide pranon të gjejë para për Tyrhanin. Tyrhan dhe Ajshe po bëjnë një plan të fshehtë së bashku. Xhesur mëson se Syhan është ribashkuar me Tahsinin dhe nxehet me të. Kemal i tregon videon e Xhahides dhe Bylentit Xhesurit. Xhesur e kupton se ka një sekret tjetër mes tyre dhe jo një lidhje dashurore. Ai i tregon Bylentit videon, por Bylent e gënjen për t’u shfajësuar. Bylent i tregon Xhahides se Xhesur ka rënë në gjurmët e tyre. Rifat gjen një komandant të ushtrisë ku kanë bërë ushtrinë Hasani dhe Tahsini. Rifat dhe Xhesur e takojnë atë dhe e pyesin rreth Tasinit si dhe marrëdhënies që ai ka pasur me Hasanin. Komandanti i ushtrisë punon për Tahsinin dhe e lajmëron atë se një djalë i ri është qepur pas tij dhe po gërmon të shkuarën me Hasanin. Tahsin zihet me Xhesurin pasi ai këmbënguli për të vënë në jetë projektin e Syhanit pa konfirmimin e tij. Tahsin fillon të dyshojë se Xhesur është djali që po kërkon lidhjen e tij me Hasanin. Ai vendos t’i ngrejë një kurth Xhesurit dhe Rifatit së bashku me komandantin e ushtrisë. Komandanti gënjen Rifatin se ka për t’i dhënë atij dhe Xhesurit informacione në lidhje me vdekjen e Hasanit. Ai u cakton një vendtakim ku i pranishëm do të jetë edhe Tahsini. Bylent dhe Xhahide po ashtu bëjnë një plan të tyre për të hequr qafe Xhesurin që ai të mos u zbulojë shtatzëninë e rreme. Xhahide i dërgon një mesazh Xhesurit nga telefoni i Syhanit ku i dërgon koordinatat e takimit të supozuar me Syhanin. Nga ana tjetër, Syhan është e vendosur të zbulojë më shumë rreth të shkuarës së Xhesurit dhe vendos të ndalojë në shtëpinë që ai i ka thënë se ka qenë e familjes së tij. Syhan mëson se ajo është një ndërtesë shtetërore dhe asnjë familje nuk ka jetuar në të. Ajo kërkon varret nën emrin Hasan dhe mëson se Hasani i vetëm është armiku i babait të saj. Xhesur duhet të zgjedhë mes takimit me komandantin apo me Syhanin. Ai zgjedh Syhanin para hakmarrjes duke rënë kështu në kurthin e Bylentit dhe Xhahides. Xhesurin përpiqen ta vrasin duke e plagosur në kraharor. Xhesur operohet në gjendje të rëndë. Syhan shqetësohet për të. Xhesur mendon se atentatin ia ka bërë Tahsin pas konfliktit të punës që ata kishin pasur. Mihriban e kupton se Xhesur është djali i Hasanit dhe ka ardhur për hakmarrje. Syhan zihet me Xhesurin dhe i tregon atij se e ka mësuar sekretin që ai mbante.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.