Omer pranon se ka pasur ndjenja për Gallon

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Sude fton Sinanin në darkën që ajo ka organizuar për martesën mes Omerit dhe Defnes. Jasemin është e shqetësuar për falimentimin dhe i nxjerr inatin Sinanit. Jasemin frikësohet se mos Sinan e lë, por Sinan i shpreh dashurinë dhe mbështetjen e tij. Defe i propozon Isos të bëhet dëshmitari i dasmës së saj. Iso këmbëngul që Defne t’i tregojë Omerit të vërtetën, pasi Gallo mund t’ia tregojë në çdo çast. Defne i tregon Omerit se Gallo është vajza që i ka dhuruar vizatimin. Omer falënderon Gallon për vizatimi. Selim shkon në shtëpinë e Defnes, pasi ka shpresa se mund të rikthehet me të. Omer pranon para Defnes se nëse nuk do ta kishte njohur atë do të ishte dashuruar me Gallon. Defne i bën Omerit një skenë xhelozie. Sude i merr telefonin Sinanit dhe i përgjigjet Jseminit me qëllimin për ta bërë atë xheloze. Jasemin pyet Sinanin nëse ka ndjenja për Suden dhe ai i rrëfen se nuk e ka dashuruar atë kurrë. Jasemin i ndalon Sinanit të takohet me familjen e Sudes. Sude i tregon Nerimanit se ka për të luftuar gjithmonë për Sinanin. Neriman nxehet me Sinanin. Defne i shmanget sa më shumë Selimit kur ai i vjen në shtëpi. Omer shkon të takojë Defnen për t’i kërkuar asaj falje. Ai bëhet xheloz për Selimin. Halis i shkon për drekë Tyrkanit dhe i dhuron asaj lule. Sude kërcënon Nerimanin se do t’i tregojë Nexhmiut se ajo po përpiqet të ndajë Defnen nga Omeri, nëse ajo nuk e ndihmon të bashkohet me Sinanin. Omer dhe Gallo bëjnë punimet e fundit për sfilatën dhe merren vesh shumë mirë me njëritjetrin. Defne u bën të dyve një skenë xhelozie. Sfilata shkon me sukses dhe bashkëpunimi mes Gallos dhe “Passionis” vlerësohet shumë. Defne vendos t’i kërkojë falje Omerit dhe t’u japë fund zënkave mes tyre. Jasemin fton kamerat brenda në festë në mënyrë që gazetarët të mos marrin në intervistë Korajin dhe Nerimanin. Sinan i rrëfen Sudes se është i dashuruar me Jaseminin. Sinan dhe Sude kërcejnë së bashku para të gjithëve. Sude i bën gazetarët të aludojnë se Omer dhe Gallo kanë plane për t’u martuar bashkë. Defne tronditet nga thashethemet. Neriman dhe Koraj bëjnë thashetheme me mikrofonin hapur dhe ofendojnë gjithë të ftuarit. Koraj dhe Neriman turpërohen para gazetarëve. Të nesërmen të gjithë ngushëllojnë Defnen për fejesën mes Omerit dhe Gallos. Neriman shtriet para Jaseminit sikur e vlerëson Sinanin si dhëndrin e saj të ardhshëm. Jasemin pushon Suden nga puna prej xhelozisë që ndjen për Sinanit. Sinan i thotë Nerimanit se ka në plan të martohet me Jaseminin në një të ardhme. Neriman është kundër lidhjes së Omerit me Gallon, pasi ka frikë se Gallon nuk e manipulon dot. Defne dhe Omer largohen nga Stambolli për një mbledhje pune. Sinan u rezervon një dhomë çift të zbukuruar me trëndafila në mënyrë që ata të pajtohen. Sude i ankohet Denisit për faktin që Jasemin e ka pushuar nga puna. Jasemin i ofron “Passionis” të bëhen ortak me “Cherie”. Omer është i ftuar në një konferencë ndërkombëtare. Defne shkon pranë tij për ta mbështetur. Neriman nxehet me faktin që Jasemin ka pushuar Suden nga puna dhe betohet për hakmarrje. Sinan dhe Koraj zihen pasi Koraj nuk e pranon lidhjen e Sinanit me Jaseminin. Omer u rrëfen ortakëve të punës se është i fejuar me Defnen dhe jo me Gallon. Koraj shtiret sikur ka pësuar një krizë në zemër dhe mbledh rrotull tij gjithë të njohurit. Ege mërzitet kur mëson se Sinan dhe Jasemin janë së bashku. Gallo vendos të qëndrojë në Turqi pasi nuk dëshiron të largohet nga Omeri. Sinan dhe Omer debatojnë pasi Omer nuk dëshiron të bëhen ortak me “Cherie”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.