Femra që nuk arsimohet, është një mallkim për gjithë shoqërinë

Gazeta Paloma - - Argëtim -

A moj shoqe të dashura, sa kam qeshur sot në mëngjes! Si jeni ju? A jeni mirë? A e keni shtyrë ndopak javën me këto shira që kanë rënë? Nuk e di si ka qenë koha te ju, por tek unë ka qenë një tmerr i vërtetë. Nuk e dija a do binte shi apo jo dhe kam ngritur çadrën në çdo vend ku kam shkuar. Por le të kthehemi te dita ime që nisi me gaz sot. Isha herët për në punë, si rrallëherë, hapa televizorin ndërkohë që po bëhesha gati, po vishesha e po lyhesha. O gra, çfarë gallate ishte! Një emision në televizor premton të gjejë personin e jetës për ata që nuk ka perëndi që t’u gjejë derman! Po, po, është e vërtetë, gra e burra të moshave të ndryshme, kryesisht mbi 40 vjeç, marrin në telefon dhe kërkojnë të gjejnë një person me të cilin të kalojnë jetën. Sa keq më vjen, njerëz të vuajtur, kryesisht të divorcuar, por edhe të ve, pa fëmijë ose me fëmijë që nuk i takojnë shpesh kërkojnë të rilidhen, të bëhen përsëri çift me dikë e të jetojnë një jetë normale, si gjithë të tjerët. Deri këtu në rregull, i mbështes e them se shyqyr që është një mundësi edhe për këtë kategori njerëzisht se nuk kanë ku të bëjnë njohje të reja. Sidoqoftë, ajo që më bëri për të qeshur është reagimi i disa prej telefonuesve. E para një herë, femrat kërkojnë një burrë me lekë, shtëpi, të ardhura e punë ose biznes privat. Mbase deri diku normale pasi nëse një person nuk është sistemuar deri në moshën 54-vjeçare, kur do të sistemohet ndonjëherë? Po këto kërkueset çfarë ofrojnë? Ato që janë më strikte në kriteret e partnerëve janë gra që janë pa punë, pa asnjë lloj profesioni dhe që vetëm sa shohin telenovela gjithë ditën. E keni parasysh kur jeni duke biseduar me një femër tjetër mbi një film dhe ajo nuk e kupton fare se çfarë po ndodh ndërkohë që

Getoar Selimi - “Nanë, nuk mjaftojnë orë, ditë, muaj, vite dhe as krejt jeta ime, për të të falenderuar për gjithçka që ke bërë për mua” - kështu do ta niste urimin, në ditën e lindjes së saj. Ai këngëtari simpatik, njëherazi bashkëshorti i Marina Vjollcës është për t’u pirë në kupë. Na ka përlotur me atë postim aq të ndjerë, që çdo nënë do donte ta dëgjonte, si dhuratën më të bukur në jetë. Në një kohë, kur u mbytëm nga klishetë, nga stickerat dhe kemi mbetur pa fjalë, se na i kanë marrë të gjitha smartphone-t apo ekranet e laptopeve... jemi bërë për të ardhur keq! Mirëpo, shembuj të tillë të personazheve me influencë janë për t’u përgëzuar, ndaj faleminderit Getit! Faleminderit që na tregon se ndjenjat njerëzore ekzistojnë prej vërteti! Shpresa vazhdon! ngjarja në skenar është shumë e qartë? Të tilla femra janë edhe ato për të cilat flas unë. Ato femra që kanë një profesion, një punë, një aftësi dhe janë disi të pavarura, nuk kërkojnë me patjetër të dinë sa është rroga e tjetrin. Kjo është një injorancë e femrave që janë mësuar të shiten e të blihen. Pastaj kërkojnë të drejtat e tyre kur vjen puna që ndahen. Po çfarë të drejtash kërkojnë ato që nuk kanë hapur gojën kurrë përpara burrit, nuk kanë ditur kurrë të bëjnë një muhabet të zgjuar e ta çojnë fjalinë nga fillimi në fund. Ato që nuk kanë ndihmuar kurrë fëmijët me detyrat se nuk dinë as të shkruajnë emrin e tyre pa gabime. Femra që nuk arsimohet është një mallkim për gjithë shoqërinë. Ajo femër nuk di, nuk ka mend e nuk prodhon asgjë veç gjellës së drekës, nuk mund të jetë një femër e pavarur, një bashkëshorte e barabartë dhe një nënë që të rrisë një brez të tërë. Është e kotë të mendosh që prindërit janë të dy shembuj për fëmijën në mënyrë të barabartë. Dihet që babai do të bëjë një punë më shumë jashtë shtëpisë sesa nëna. Nëse një burrë mund të bëjë një punë të dytë e të fitojë më shumë para, e bën. Nëse një grua ndodhet në të njëjtën situatë, ajo mendohet mirë përpara se të bëjë zgjedhjen. Shumicën e herëve, femra nuk e bën punën e dytë, heq dorë nga paratë pasi atë kohë të pasdites ajo e kalon duke larë, duke gatuar e duke u kujdesur për fëmijët. Në këto kushte, si mund të kujdeset dikush që nuk ka as idenë më të vogël të pavarësisë, të arsimit dhe të sjelljes së të ardhura në shtëpi? Truri është një muskul që nëse nuk përdoret, qullet. Edhe mendja e njeriut duhet të jetë gjithmonë aktive, ndryshe është kot. Mos kujtoni se edhe meshkujt janë më mirë. Ata që kërkojnë nuse në moshën e pensionit një herë, ata janë të mbaruar fare! Kërkojnë të marrin një person në shtëpi që t’u bëjë falas shërbim, meqë nuk marrin dot një infermiere ose punëtore shtëpie. Edhe ata janë në moshë të lodhur, kanë një punë sa për të thënë që bëjnë diçka me jetën e tyre dhe kërkojnë një grua 10 vite më të re se vetja. E çfarë kanë për të ofruar? Shtëpitë e kohës së Enverit që i kanë marrë me privatizimin e vitit ‘93, as hobi, as aktivitete interesante, disa fëmijë që kanë për ta urryer njerkën e re dhe një plak në shtëpi, vjehrri ose vjehrra, që do të duhet t’i bëjë hyzmet nusja e re. A pika në kokë! Po njëri që tha: “Unë ofroj një zemër të sinqertë e një mik të mirë”. Ndërkohë që kishte marrë dy herë në telefon, me të njëjtin numër por me emra të ndryshëm. E hajde besoji pastaj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.