Këshilla nga seksologia Suzi

Gazeta Paloma - - Seksologji -

-Filmat pornografikë nuk janë real, ata janë të realizuar nëpërmjet trukeve të ndryshme që përdor kjo lloj kinemaje. Nëse i dashuri yt është po 19 vjeç, mirë do të ishte që të mos shikoni më nga këto filma. Në ato filma si femra dhe mashkulli janë thjesht pa identitet, nuk krijojnë marrëdhënie, kryejnë disa veprime dhe kaq, prandaj nuk mund të merren për shembull apo të pretendohet që të bëhet e njëjta gjë edhe në jetën e përditshme. Në filmat porno ka edhe një tjetër anë negative, ku femra vendoset dhe trajtohet vetëm në pozitat e një objekti kënaqësie dhe jo si një individ tjetër.

Zonja Suzi, jam një djalë 18 vjeç. Problemi im është se e kam penisin të vogël. Jam pak i shëndoshë. A ndikon pesha në madhësinë e penisit?

- Jo, nuk ka asnjë lidhje midis peshës dhe madhësisë së penisit. Megjithatë, rritja juaj nuk ka përfunduar. Edhe një gjë, organin mos e shiko si

Nuk jam budallaqe. E di që ne nuk shkojmë si çift. Kur fantazoj për ne, në të vërtetë ata nuk jemi ne. Është imazhi perfekt i asaj që unë dëshiroj që ne të jemi. Si do të ishim ne nëse do ishim pjesë e një filmi romantik. Mbase po mashtroj veten, por janë këto mashtrime që më mbajnë gjallë.

2. Janë gjërat e vogla ato që më mungojnë më shumë

Nuk ishte vetëm seksi. Ishte mënyra se si më përqafoje apo ankoheshe kur të përkëdhelja flokët pasi nuk dëshiroje të flije; mënyra se si më ngecnin flokët te syzet e tua kur putheshim; ndjesia që më linin puthjet e tua

Nëse doni të keni një marrëdhënie harmonike në çift, lexoni përgjigjet e Suzit. Për çdo pyetje që keni në lidhje me problemet me partnerin ose partneren na dërgoni sms në 0682766166

epiqendrën e intimitetit seksual. Organi është një element në këtë proces kaq të gjerë dhe kompleks.

Përshëndetje zonja Suzi! Jam një vajzë 20 vjeçe, jam e fejuar, por jam ende e virgjër. Duam të kryejmë marrëdhënie pa mbrojtje. A ka ndonjë problem nëse unë para aktit të përdor antibiotik kundra shtatzënisë dhe sa e vërtetë është që mund të kesh shumë dhimbje, sepse unë s’e kam pasur kurrë ndjesinë e frikës, por më kanë thënë që ka shumë dhimbje dhe tani sikur më ka kapur paksa frika. Me respekt, Era.

-Era, kam përshtypjen që fjalën antibiotik e ke shkruar gabim, duke pasur parasysh fjalën antikonceptiv, pasi antibiotikët nuk influencojnë dhe rrjedhimisht nuk përdoren për të parandaluar shtatzënitë. Kundër shtatzënisë ekzistojnë pilula të ndryshme, por që është mirë të merren nën këshillën e mjekut. Sa për frikën që keni nga hera juaj të parë, ajo është një gjë shumë personale që çdo njeri e përjeton në mënyra të ndryshme. Duhet të dish që një rol të madh luan edhe partneri, sa i kujdesshëm dhe butë do të veprojë ai për të ndërtuar marrëdhënien dhe për të rritur shkallën e eksitimit, që eliminon frikën që çdo femër në realitet ka nga hera e parë.

Përshëndetje zonja Suzi! Jam Elda, 16 vjeçe, problemi

në ballë dhe faqe apo momentet kur trupi yt thoshte shumë gjëra që ti nuk do të guxoje të m’i thoshe kurrë.

3. Nuk më pëlqen ideja e të dalurit në takime

Sinqerisht, i kam dhënë fund flirtimit. Nuk dua që të marr mesazhe në rrjete sociale nga meshkuj që më komplimentojnë trupin. Nuk dua të dal në takim

Elda kjo dukuri është normale për moshën në të cilën ti je. Një përqindje shumë e lartë e femrave kërkojnë kohë, madje vite derisa t’u stabilizohet cikli menstrual. Megjithatë, mirë do të ishte që për të marrë një përgjigje më të saktë profesionale ju të flisni me një mjek/e gjinekolog/e.

Zonja Suzi, përse meshkujt e kanë kaq të vështirë të përdorin prezervativ? Jam lidhur me dikë, shkuam bashkë 2 - 3 herë, ai nuk përdor prezervativ dhe e mori për keq kur i thashë. Pasi shkova herën e dytë, sekrecionet e mia mbanin një erë të rëndë, jam në merak. Ai është djalë i pastër dhe i rregullt, por realisht kam frikë. Ç’të bëj? Ola.

- Ola, ti nuk duhet të lejosh që dikush, për të arritur kënaqësitë e tij, të përdorë me mospërfillje trupin tënd. Nga ajo që ju shkruani mund të bëhet fjalë për një infeksion, prandaj duhet patjetër të kryeni një vizitë dhe analizë te mjeku gjinekolog. Higjiena personale është e rëndësishme, por jo garanci që partneri mund të mos jetë i infektuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme, nga më të lehtat e deri tek ato më të rëndat, edhe pse duket i pastër dhe i rregullt. Mjafton që ai të jetë mbartës i një potenciali me dikë që pas atij takimi nuk do të dua ta shikoj më. As nuk dua të shkëmbej mesazhe me djalin perfekt për muaj të tërë që më pas të mësoj se ai po bën të njëjtën gjë me dhjetëra femra të tjera. Preferoj që të shmang gjithë këtë proces dhe të rikthehem në krahët e tu.

4. Ti ke diçka ndryshe nga të tjerët

për infeksion nga një eksperiencë e tij e mëparshme, për të cilën ai mund të mos jetë fare i vetëdijshëm, por kaq mjafton që ju të keni probleme.

Suzi, mua s’më pëlqen fare forma që ka vagina ime, është si e madhe, e varur dhe e fryrë. Jam 19 vjeçe dhe s’kam kryer asnjëherë marrëdhënie dhe një nga arsyet është edhe kjo, që më vjen shumë turp. Kam 6 muaj e lidhur me të dashurin dhe dua shumë të bëj dashuri, por më vjen turp mos ia shpif. Të lutem më thuaj çfarë zgjidhje mund të ketë për mua?

- Shqetësimi juaj është pa baza, sepse niseni nga një perceptim imagjinar që ju keni ndërtuar në mendjen tuaj. I dashuri juaj ka një tjetër mendim, shije dhe imagjinatën dhe ajo që ty të bën të ndihesh keq, për atë mund të jetë shumë eksituese. Natyrisht që ju jeni në hapat e parë dhe keni frikë dhe dyshime, por me kalimin e kohës, duke u fuqizuar lidhja, ato do të kalojnë në plan të dytë, madje as nuk do të bëjnë më përshtypje fare sepse do të kuptosh që marrëdhënia e vërtetë ndërtohet në komunikimin qenie me qenie dhe jo thjesht nëpërmjet organeve dhe formës së tyre.

Përshëndetje zonja Suzi! Jam Linda, 29 vjeçe, jam nga Lezha, jam e martuar prej 9 vitesh. Kam dy fëmijë, vajzë e djalë. Burrin e dua dhe ai më do shumë, por kur vjen puna

Mund të duket klishé, por sa herë që dikush tjetër më puth, unë ndihem keq sikur po të tradhtoj ty. Askush nuk më eksiton dhe nuk më bën të buzëqesh siç më bëjnë puthjet e tua. Trupi yt është droga ime dhe drogat e tjera thjesht nuk më japin efekt.

5. Seksi ishte i mrekullueshëm

Nuk dua të gënjej për këtë pjesë. Mjaftojnë duart e tua dhe ato janë shumë më të efektshme se çdo gjë tjetër. Është e pamundur që të gjej dikë tjetër që të më bëjë të qesh siç më bëje ti dhe po ashtu të më shkaktojë orgazma sa ti.

6. Më pëlqen të torturoj veten

Jam mazokiste kur vjen puna te meshkujt. Nuk ka rëndësi se sa herë i përsëris në mendje gjërat e këqija që më kanë ndodhur prej teje, sërish të dua ty. Nuk kam gjetur dot

-Linda, këto lloj luhatjesh në jetën intime të një çifti janë normale. Madje janë bërë edhe objekte studimi për shkencëtarët, për të gjetur një zgjidhje se çfarë duhet të bëjnë njerëzit për të zgjatur dhe për të shtuar jetën intime dhe cilësinë e saj në një çift të martuar prej shumë vitesh, siç është edhe rasti juaj. Ti vetë ke shkruar që ka disa momente kur ti je e eksituar dhe e dëshiron intimitetin me bashkëshortin, përpiqu ta shfrytëzosh këtë moment, sepse ai mund të bëhet si “moment urë” për të përmirësuar situatën në të cilën keni rënë.

Zonja Suzi, të dashurës time i pëlqen më shumë seksi anal sesa ai vaginal. A është normale kjo? Thuajse të gjitha vajzat që unë njoh e urrejnë seksin anal, pse e dashura ime ka këto pëlqime? Të lutem më jep një përgjigje.

-Kënaqësitë seksuale janë shumë individuale dhe nuk duhen gjykuar. Gjykimi është armiku i intimitetit cilësor.

Përshëndetje Suzi! Jam

asnjë mënyrë që të të largoj nga mendja. Më beso që i kam provuar të gjitha.

7. Po mundohem të arsyetoj

Më mungon dhe kam disa pikë në favorin tënd (si p.sh. kur më shkruaje “mirëmëngjesi” çdo ditë dhe më bëje të ndihesha shumë e veçantë për ty), por ka edhe pikë në disfavorin tënd (më more dashurinë dhe nuk më le të shijoja kurrë ndjesinë e të qenit beqare). Po përpiqem të them se ne nuk ishim aq keq si çift. Kam mjaft arsye logjike pse më mungon.

8. Sinqerisht, unë nuk të dua ty

Nuk të dua ty. Jo tamam kështu. Dua atë që ishte dikur me mua dhe dua të jem ajo që ishte dikur me ty. Versionin e vajzës që të besonte, kohën kur nuk ziheshim, nuk kishte gënjeshtra dhe nuk kishte lot. Dua të rikthehem në fillimin tonë, por e di se si mbaron historia jonë. Edhe nëse do të ktheheshim sërish nga fillimi, ky do të ishte sërish fundi.

-E para, mjeku e ka të ndaluar me kodin e etikës të flasë për atë që konstaton gjatë vizitës, jashtë vullnetit tënd, qoftë kjo edhe mamaja jote. Ti je një vajzë e rritur ligjërisht dhe mjeku e ka të ndaluar me ligj të flasë me palë të treta, nëse ti ia kërkon këtë gjë. Megjithatë, vizita gjinekologjike për vetë natyrën e saj nuk kryhet në prani të të tjerëve, por vetëm mjeku dhe pacienti.

Kam nevojë të më sqaroni qartë arsyen pse pasi u zhvirgjërova s’më ka pushuar rrjedhja gjakut për 4 orë e pastaj s’dilte fare gjak? Kisha shumë hemorragji. Ndihesha shumë e lodhur, e dobët, vetëm dhimbje s’kisha. Por besoj se kam humbur nja 5 kg. S’di si jam gjallë. Pas dy ditëve më kanë rrjedhë ca pika gjak e jo më. Menstruacionet duhej të më vinin pas pesë ditësh. A thua kanë ardhur para kohe dhe s’jam zhvirgjëruar? Pasi më dolën pikat e para të gjakut bëmë menjëherë dush e nuk vazhduam më të bënim dashuri. Çfarë kam? Pse më ndodhi ashtu? Tani kam frikë të bëj dashuri.

-E para, po të kishe humbur 5 litra gjak ju nuk do të ishit në gjendje të shkruanit këtë sms, por do të ishin në spital. E pranoj që ke humbur gjak dhe është shumë mirë të flisni me një mjek gjinekolog si dhe të bëni disa analiza për të ditur situatën tuaj shëndetësore. Sa për frikën nga marrëdhëniet intime, besoj se do të kalojë mbasi të sigurohesh që shëndeti yt është në rregull.

Përshëndetje Suzi! Jam një vajzë 23 vjeçe, jam e martuar prej 2 vjetësh. Burrin e kam në burg, por ai më kërkon një fëmijë. Si mendoni, çfarë t’i them se po çmendet për të pasur një fëmijë? Eda.

-Është një situatë shumë e vështirë Eda. Duhet ta mendosh mirë kur të vendosësh të sjellësh një fëmijë në jetë. Një fëmijë nuk është shaka dhe nuk mund të bëhet se një person i mërzitur kërkon të zgjidhë ankthet e tij nëpërmjet një shtatzënie. Mati mirë forcat e tua. Më mirë do të ishte që babai i fëmijës, kur ai të vijë në jetë, të mos ishte në ato mjedise. Ne nuk i dimë mekanizmat e të pavetëdijshmes, aq më shumë ta administrojmë atë e ta kemi në kontroll për të mos na gjymtuar. Megjithatë të takon vetëm ty të vendosësh nëse do të sjellësh një fëmijë në jetë apo jo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.