“DUA BURRË” - THIRRJA E VAJZAVE VIP QË VURI ÇUNAT NË LËVIZJE!

Gazeta Paloma - - Front Page -

Bleona Qereti – Nismëtarja e këtij fenomeni është vajza e megaskandaleve në Shqipëri dhe një nga ikonat që nuk del kurrë nga moda. Po si nuk u plak kjo Bleonë, xhanëm? Është po njësoj e bukur dhe “hot” si vite më parë, aq sa na bën të fërkojmë sytë kur na del para! E që thoni ju, këngëtarja ka kërkuar burrë publikisht, madje më shumë se një herë. Ju kujtohet kur e gjeti belaja me atë mjekun 64 – vjeçar, të quajtur Dalip Gjoka, nga Burreli? I shkreti ai, që nuk la vend pa e kërkuar, me shpresën se përmbushte çdo kriter . Pse, ç’kriteresh paska pasur kjo bukuroshja? Njëherë tha tri të tilla: të jetë shqiptar, t’i bëjë dhurata të shtrenjta, të tipit unaza me diamante dhe të ketë 2 – 3 fëmijë. Njëherë tjetër ia shkrepi mendja të thoshte se do të martohej me një burrë që ka në llogarinë bankare një bilion dollarë. Madje na siguroi se nuk do pyeste fare se kush është apo nga vjen. Ndërsa një herë tjetër ia la në dorë këtë detyrë të vështirë Ermal Mamaqit. Pasi ai postoi një lajmërim për portalin www.

lidhjeserioze.com, mendjehapura jonë i është përgjigjur e para, duke shkruar: “Ja direkt, sa mirë që më the!”. Se si shkoi kjo punë, ju e dini. I gjeti nja tri alternativa për mos o Zot, aq sa vajzën tonë seksi e keni ende beqare. Nejse, ajo e di mirë çfarë shkakton zhurmë te publiku, ua ka marrë dorën këtyre trukeve, ndaj vazhdo kërkimin Bleonë, mos e lër me kaq!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.