Çfarë do të sjellë Miriam Cani dhe Ajola Xoxa për pak ditë?

Gazeta Paloma - - Koktej -

Miriam Cani dhe Ajola Xoxa janë shumë pranë publikimit të bashkëpunimit të tyre. Ishte Miriam e cila e njoftoi këtë projekt, teksa ishte e ftuar te “Rudina”, dhe dje ka qenë pikërisht Ajola ajo që e ka publikuar. “Po pres me padurim që të gjithë të shohin këtë projekt të ri me Miriam Canin. Më në fund jetësova qiellin e natës plot me yje shumëngjyrëshe që kam patur gjithmonë në ëndërr”, shkruan Ajola në Instagram. Kënga në fakt është një bashkëpunim mes Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, ndërsa Ajola është regjisorja e klipit që të gjithë mezi po e presin. Kënga titullohet “Meteor”, dhe do të publikohet e plotë më 20 nëntor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.