Dafina për “Harper’s Bazaar”: “Kam qenë viktimë në adoleshencë…”

Gazeta Paloma - - Koktej -

“Këngëtarja shqiptaro-suedeze Dafina duhet ta shikoni dhe fuqia e saj si vajzë dhe stili R&B-pop e vërtetojnë këtë. 28-vjeçarja prezanton sot albumin më të ri “King” dhe lidhet i gjithi për fuqizimin e grave”. Nis kështu shkrimi i revistës prestigjioze “Harper’s Bazaar” për Dafina Zeqirin.

Këngëtarja ka treguar se kur ishte adoleshente ka qenë viktimë e bullizmit dhe ka pasur shumë pasiguri në vetvete. Këngëtarja ka shtuar se kur ishte e vogël dukej si djalë dhe djemtë e tjerë rrinin me të vetëm për të luajtur futboll.

Askush nuk i kushtonte vëmendje dhe kohë Dafinës pasi nuk ishte mjaftueshëm femërore dhe shpeshherë mbi këtë fakt bëhej objekt talljeje. Hiti “Told Ya” shkon për të gjithë ata që nuk besuan tek Dafina fillimisht si femër e më pas si artiste. Kjo këngë u është kush- tuar të gjithë atyre që i thanë se ajo nuk do mund të korrte sukses në Amerikë. Për të gjithë ata, ajo ka vetëm 2 fjalë: “Told Ya”.

“Dua të inkurajoj dhe të frymëzoj gjithë të rinjtë, sepse edhe unë isha viktimë e bullizmit. Kam hequr shumë kur isha e re. Ka shumë fëmijë të talentuar që ngacmohen dhe nuk i dalin për zot vetes. Do të vijë një moment kur do t’i largoheni kësaj situate dhe do të jeni vetvetja. Mos i lini njerëzit t’ju pengojnë në pasionin tuaj. Do t’ia dilni, thjesht punoni fort.”, shkruan Dafina.

“King” (“Mbreti”) ka të bëjë me gratë që janë të pavarura, që blejnë vetë gjërat e tyre dhe bëjnë para, që realizojnë ëndrrat e tyre. Ne mund ta bëjmë këtë vetë dhe meritojmë të kemi një fytyrë mbi kartëmonedhën e dollarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.