Surbhi Chandra: “Anika është burim i madh frymëzimi”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Surbhi Chandra po u fiton zemrat të gjithëve me portretizimin që i bën Anikës në serialin “Bixhoz me dashurinë”. Kimika dhe romanca me Nakuul Mehta, që interpreton Shivain, është elementi kryesor i serialit.

Surbhi ka treguar më shumë në lidhje me personazhin e saj, Anikën, dhe e cilëson atë si shembullin perfekt të femrës me mendësi tjetër.

“Mendoj se Anika është shembulli perfekt i një femre me mendësi të re, sepse nuk shikoj një personazh të dytë si Anika në televizion. Dikush që ngre zërin për veten dhe që ka guxim si ajo. Nëse një vajzë ka guximin të përballet me një njeri aq të madh dhe të rëndësishëm si Shivai Oberoi dhe mund të luftojë për vëllanë e saj, familjen, apo këdo që ka rëndësi për të, atëherë ajo është unike. Mendoj se jo të gjithë njerëzit mund të kenë kurajë si ajo, por duhet të frymëzohen nga Anika. Madje ajo as nuk vesh veshjen tipike për një nuse, deri në momentin që bëhet absolutisht e nevojshme.”

Së fundmi ka pasur edhe fjalë se seriali do të ndërpritet dhe Surbhi ka refuzuar që të flasë për këto thashetheme dhe u ka kërkuar fansave që thjeshtë të jetojnë momentin. Nga ana tjetër, aktorja bukuroshe është shprehur se këto thashetheme kanë ekzistuar që në fillimet e serialit, por kjo nuk ka ndodhur. Ajo ka këshilluar fansat që të mos dëgjojnë fjalë të tilla, por të shijojnë çdo seri.

Po juve, a ju pëlqen personazhi i Anikës?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.