Gazetarja shqiptare flet për herë të parë për të dashurin e saj

Gazeta Paloma - - Koktej -

Ajo është një ndër moderatoret sportive më të dashura për publikun shqiptar. E bukur, e thjeshtë, elokuente dhe profesioniste në atë që bën, Vilma Masha, moderatorja e “supersport” preferon që ta mbaj sa më larg vëmendjen mediatike nga jeta e saj private.

E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Vilma ka folur për herë të parë për të dashurinë e saj, me të cilin ka një lidhje 4 vjeçare.

“Ai ka mbaruar Shkenca Politike në Romë dhe aktualisht punon në bankë”, tha Vilma gjatë intervistës.

Gazetarja simpatike, e cila ka qenë ndër miset e para shqiptare, rrëfeu gjatë intervistës se ata janë sot bashkë falë mirëkuptimit që kanë për njëri-tjetrin dhe profesionet e tyre.

“Ka ndikuar edhe jetesa jashtë. Ai ka jetuar në Romë për 13 vite dhe ka një ndjesi tjetër ndaj femrës. Ai nuk ndihet xheloz ndaj meje. Unë besoj se xhelozia ka shkak, ndërsa njerëzit që e kanë të tepruar kanë probleme me veten”, tha gazetarja simpatike.

Vilma zbuloi për herë të parë se së shpejti kanë në plan martesën, madje ajo nuk e ka fshehur edhe synimin më të afërt, atë të një fëmije pse jo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.