Dua Lipa “hap luftë”: Këngë me ish-të dashurin e Rita Orës

Gazeta Paloma - - Koktej -

Rita Ora dhe DJ i famshëm skocez, Calvin Harris, pak kohë më parë tërhoqën mediat rozë për romancën mes tyre, por edhe për ndarjen e bujshme.

Calvin bllokoi për muaj me radhë Ritën për të publikuar këngë që mbanin vulën e tij, gjë që shkaktoi një mungesë të këngëtares me lançimin e projekteve të reja.

Por, marrëdhënia e tyre tashmë është rregulluar.

Në rrjetin social “Tëitter”, DJ-i ka postuar një foto, ku shfaqet një “barkod”, i cili nëse skanohet tregon titullin e këngës që Calvin dhe Dua Lipa kanë regjistruar së bashku. Bëhet fjalë “One Kiss”, këngë e cila pritet të publikohet së shpejti.

Nuk e dimë se si do ta presë këtë Rita, e cila përflitet se nuk ka një marrëdhënie të mirë me Duan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.