Akoma të dua

Gazeta Paloma - - Histori -

Përshëndetje të gjithëve! Unë që po shkruaj jam një 15-vjeçare nga Vlora. E di që do thoni që jam e vogël për të dashuruar, por Enrikon e doja dhe e dua me gjithë zemër.

Ishte 14 mars dita kur e pashë për herë të parë. Ai ka kushërirë shoqen time të ngushtë, e cila nuk më flet më që kur u ndava me zemrën time.

Që kur e pashë për herë të parë më ngeli fiksim e qeshura e tij. Fillova ta pëlqeja. Atë ditë bëmë shumë shoqëri, gjithë ditën flisnim bashkë. Që nga ajo ditë ai më ngeli fiksim dhe bëra të pamundurën që të gjeja numrin e tij. Sapo e gjeta e mora në telefon. Filluam të flis- nim shumë. Një ditë i tregova për ndjenjat e mia. Edhe ai më shprehu që më donte. Kështu, që atë ditë u lidhëm. Ajo ishte dita më e bukur e jetës sime.

Ditët kalonin dhe dashuria ime për të shtohej. Mendonim për të ardhmen tonë e për shumë gjëra të tjera, sepse i premtuam njëri-tjetrit se çfarëdo gjëje që do ndodhte ne përsëri do ishim bashkë. Edhe nëse një ditë do të ndaheshim, kur ai të mbushte 18 vjeç do më kërkonte.

Ai ishte një djalë shumë i mirë e bënte gjithçka i kërkoja unë. Në çdo vend që isha, vinte dhe rrinim bashkë. Kaluam shumë ditë të bukura bashkë. E donim shumë njëri- tjetrin. Por ai filloi të bëhej shumë xheloz. Edhe pse nuk isha dakord me mendimet e tij, unë bëja çfarë thoshte ai, sepse nuk doja ta humbisja. Fillova të ndahesha nga shoqëria ime, rrija më e vetmuar sepse ai nuk donte që unë të rrija me shokët e mi, sepse sipas tij ata nuk donin të mirën time. Por kjo nuk më bënte përshtypje për sa kohë kisha Rikun dhe isha e lumtur me të.

Kaluam rreth një vit e ca muaj të lidhur. Një ditë të bukur, që më vonë u kthye në një ditë ferri, ne u takuam si gjithmonë. Kaluam mirë, ashtu siç ndodhte gjithmonë. Kur u ndamë atë e takuan disa kushërinj të mi dhe i thanë disa gënjeshtra. Në darkë, kur unë e merrja në telefon, ai nuk ma hapte. Në një moment u përgjigj dhe filloi të më shante e të më thoshte ca gjëra që mua nuk më pëlqenin. Pastaj më pyeti nëse i kisha dërguar unë kushërinjtë e mi tek ai, ndërkohë që unë nuk dija asgjë rreth asaj që po fliste.

Ai filloi të mos më besonte më. Që nga ai moment në sytë e mi filloi të ikte lumturia e filloi të kishte vetëm lot. Më mundonte shumë fakti që ai nuk kishte më besim tek unë.

Kaluan ditë e që të dy e morëm vesh se ata na kishin gënjyer. Por kur filluam të pajtoheshim një e tretë u fut mes mesh, një vajzë tjetër hyri në jetën e Rikut. Ai filloi të mos më fliste më si më parë, filloi të më largonte nga vetja. Unë nuk e kisha kuptuar derisa një ditë një miku im më tregoi për këtë vajzën e re që kishte hyrë në jetën e Rikut. Tani ai është i lumtur me të dashurën e tij të re, kurse unë pres që një ditë ai të kthehet me mua, edhe pse e di që kjo është e pamundur. Tani e kam kuptuar që ai nuk është më i imi, ai ka jetën e tij, kurse unë kam jetën time. Shpresoj që një ditë do ta harroj, por më thoni ju, a harrohet dashuria e parë?

Ju faleminderit që lexuat historinë time! Nga 15-vjeçarja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.