Shivai i kërkon Anikës të rikthehet në punë

Gazeta Paloma - - Telenovela -

Om këmbëngul që po e fajësojnë Anikën gabimisht. Shivai nuk është i bindur për këtë gjë. Om shpreh hapur dyshimin se gjithçka është bërë nga Svetlana. Shivai më në fund e pranon se nuk ishte Anika ajo që e publikoi çipin. Anika qan ndërkohë që mendon për Shivain. Shivai vendos të shkojë t’i kërkojë falje Anikës. Anika derdh ujë të pisët jashtë, që përfundon mbi Shivain. Ata fillojnë të zihen sërish. Shivai pranon se e kishte gabim dhe në fakt Anika nuk e ka tradhtuar familjen e tij. Ai i kërkon Anikës që të rikthehet në punë. Anika është e lumtur pasi më në fund bëri që Shivai të ulte kokën. Gjyshja i kërkon gjithashtu falje. Anika pranon të rikthehet në punë, por vendos si kusht që Shivai ta presë me buzëqeshje dhe ta përgëzojë për punën. Ndërsa Shivai i vendos si kusht që të mos e lagë më me ujë. Rudra telefonon “Engjëllin e dashurisë” dhe i kërkon këshilla për t’u pajtuar me Rumin. Të gjithë në familjen Oberoi darkojnë së bashku dhe ky është një moment që i kënaq të gjithë. Rudra përpiqet të rifitojë Rumin, por përfundon duke bërë një figurë shumë qesharake. Duke respektuar paktin e bërë, Shivai mirëpret me një “mirëmëngjesi” dhe buzëqeshje Anikën. Të gjithë argëtohen me sjelljen e tyre. Ishana ngre një kurth dhe Om zbulon se Ridima e gënjen. Ishana është shumë e lumtur. Om nuk e fal dot gënjeshtrën. Shivai nuk ndan datën e dasmës dhe i nervozon të gjithë me këtë gjë, mbi të gjitha mamanë e Tias. Anika përpiqet të bashkëpunojë me Shivain ndërsa organizon dasmën e tij. Rudra bëhet një telefonues i rregullt në emisionin e Sumajës dhe kërkon ndihmë e këshilla nga ajo. Om vendos t’i japë edhe një shans për t’u shpjeguar Ridimës dhe Ishana nuk mundet ta besojë këtë gjë. Është ditë feste kombëtare dhe Anika e merr për të mirëqenë që do ta bëjë pushim, por Shivai mendon ndryshe. Anika i sugjeron një ide të çmendur për festën Prijankës. Vjen dita e festës. Anika i dhuron Sahilit veshje dhe një çantë të re shkolle që ai e adhuron. Prijanka u kërkon vëllezërve që t’i plotësojnë një dëshirë asaj; ata duhet të zgjedhin një letër me emrin e një personi tjetër dhe ta imitojnë atë. Të gjithë habiten nga kjo kërkesë e veçantë. Om duhet të imitojë Rudrën, Shivai Omin dhe anasjelltas. Të gjithë janë të frikësuar se si do ta realizojnë këtë sfidë. Shivai është i bindur se një ide kaq të çmendur mund ta ketë pasur vetëm Anika. Tetoja kthehet në shtëpi dhe i thotë Anikës se ka ndryshuar. Sahil e shtyn atë dhe tetoja vritet. Anika qorton të vël- lanë, por ai thotë se do lumturohej me vdekjen e tetos. Anika e qëllon me shuplakë dhe Sahil mërzitet shumë me të dhe i thotë se nuk e do. Shivai telefonon Anikën dhe i thotë se duhet të shkojë në punë. Me ndihmën e Anikës të gjithë bëhen gati me personazhet e tyre. Prijanka argëtohet shumë. Anika ndihet keq për faktin që është në punë në një ditë feste dhe për më tepër Sahil është vetëm me teton në shtëpi. Ridima dyshon se Om e tradhton me Belën dhe prandaj zihet me të. Shivai merr një telefonatë shqetësuese dhe largohet menjëherë duke i mërzitur të gjithë, sidomos Prijankën. Shivai flet me disa policë të cilët e informojnë se kanë një mandat arresti për Omkarën, i cili akuzohet për vjedhje objektesh antike. Rup i ka ngritur një kurth Om dhe pret që ai të arrestohet për vjedhje. Rup bën sikur ka ardhur në familje për festë. Texh nuk i pëlqen aspak kjo gjë. Gjithë familja akuzon Shivain se punën e ka më të rëndësishme familjen, pasi u largua në një ditë shumë të rëndësishme. Om më pas mëson të vërtetën dhe ndihet shumë keq që e fajësoi të vëllanë pa e ditur mirë situatën. Vëllezërit përqafohen bashkë dhe betohen edhe njëherë për besnikëri ndaj njëri-tjetrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.