SHSHSHSHTTT SE “PLASI” MES ISH-KOLEGËVE!

E thanë “tullë” fare që nuk e durojnë dot njëri – tjetrin

Gazeta Paloma - - Front Page -

Ju me siguri keni dëgjuar sesa e ashpër është konkurrenca në ambientet e televizioneve, teatrove, skenave. Ajo çka shihni shpesh publikisht nuk është më shumë sesa një farsë, për të qenë mirë e bukur, sa për sy dhe faqe. Këtë fenomen e kam marrë vesh herët, në kohën kur dëgjoja historitë e një kushërirës sime të afërt, që studionte për koreografi. Kulmi arriti kur një shok klase i kishte vendosur llastik te shkallët djalit më të talentuar të grupit, që të humbiste orën e provimit përfundimtar. Vetëm kështu do të interpretonte te leva e mesit (kështu quhet

) dhe do të merrte notë maksimale për vete. Që nga ajo kohë, më kaplonte tmerri sa herë dëgjoja të flitej për miqësi e shoqëri të sinqertë në të tilla vende. As nuk duam të paragjykojmë e as të përgjithësojmë, sepse kjo e fundit është gafë dhe e pafalshme madje për një shkrues në media. Po e lëmë kështu: në këtë faqe ju do gjeni raste nga sherret publike (me zë apo në versionin “bjeri derës, të dëgjojë dritarja”) mes ish – kolegëve. Shkaqet, format e larmishme të ofezave, tejkalimi i limiteve apo ruajtja e qytetarisë janë disa nga elementet që do na bëjnë të kuptojmë sesa të fortë e paskan inatin! Ne jemi të parët për thashetheme kur vjen puna te zënkat, apo jo? Jua kemi bërë qejfin mo, fjollë fare do t’ju shkojë fundjava. Sa për të kompensuar pak shiun, që nuk po na ndahet dhe për t’u dhënë pak shkëlqim syve, edhe pse nuk ka diell jashtë. Lexojeni!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.