Burak Ozçivit flet për herë të parë rreth ish të dashurës

Gazeta Paloma - - Koktej -

Burak Ozçivit është një nga meshkujt më të bukur në botë, i shpallur në vend të dytë në “Best Model of the Ëorld”. Duket se të jesh i bukur ndonjëherë nuk mjafton, pasi vetëm 2 ditë para ditëlindjes së tij të 29-të e dashura, Ceylan, e ka braktisur. Pak kohë më pas Burak është lidhur me Fahriye Evcen dhe tashmë janë lumturisht të martuar. Pas kaq kohësh nga kjo ndarje e bujshme Burak ka vendosur të flasë rreth kësaj experience të hidhur.

“Unë jam një mashkull pasionant dhe jap shumë nga vetja në dashuri. Më duhet disa kohë të çlirohem, por kur e bëj këtë gjë, jap maksimumin nga vetja. Kjo eskperiencë më ka mësuar se dashuria mund të jetë e rrezikshme, por nuk dua të mbaj mendjen aty.” Ata u ndanë dy ditë para ditëlindjes së Burak, Ceylan e uroi ish të dashurin për ditëlindje ndërsa kaloi ditën me mikeshat e saj. Nga ana tjetër Burak u shfaq shumë i mërzitur pranë prindërve të tij.

Është interesant fakti që ndarja e tyre ndodhi gjatë kohës që Burak dhe Fariye (bashkëshortja momen- tale e Burak) po xhironin një film sëbashku.

“Kur jam në një lidhje serioze, nuk të jap shkas që të bëhesh xheloze. Bashkëshortja ime duhet të kuptojë punën time. Ceylan nuk e kuptonte këtë gjë dhe për këtë arsye debatonim shumë. Isha unë ai që duhet të bëhesha xheloz në fakt, sepse ajo dilte gjatë gjithë kohës me miqtë,”- kujton tani Burak.

Me Fahriyen çdo gjë është ndryshe! Ajo është po ashtu aktore dhe e kupton mirë punën e Burak. Megjithatë duhet ta pranojmë se ata janë karaktere mjaft të ndryshme, diçka që duket se më shumë i ka lidhur me njëri tjetrin se sa i ka ndarë. Ndërsa Burak është i butë dhe i dashur, Fahriye është më e egër dhe kërkuese. Ajo e pranon se është mjaft posesive në jetën e saj personale dhe dëshiron që të ketë çdo gjë nën kontroll.

“Shumë thonë se Fahriye ka një karakter të vështirë, por të dy u ndjemë të intriguar nga njëri tjetri që herën e parë kur u takuam në sheshxhirim. Ko nuk do të thotë që nuk ka konfikte mes nesh. Më shumë ndodhin për faktin që të dy jemi natyrë perfeksioniste, sidomos kur bëhet fjalë për punën,”flet Burak rreth bashkëshortes së tij.

Fahriye dhe Ceylan njihen mjaft mirë me njëra tjetrën, se Ceylan shkonte shpesh në sheshxhrim prej xhelozisë së saj të sëmurë. Nuk mund të themi që Ceylan nuk ka patur të drejtë që ka qenë xheloze, sese ende pa u bërë viti nga ndarja e tyre, Burak dhe Fahriye e bënë publike lidhjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.