7 kuriozitete rreth protagonistëve të telenovelës “Dashuri e pafundme”

Gazeta Paloma - - Koktej -

Telenovela “Dashuri e pafundme” ka qenë një nga më të suksesshmet në historinë e telenovelave turke, duke u renditur si një nga telenovelat më të ndjekura në tri kontinente: Azi, Europë dhe Amerikë. Kjo pjesërisht është meritë e tre aktorëve të mrekullueshëm protagonistë. Ja disa sekrete interesante që kemi mësuar për ta.

Burak Oçivit - Kemal Soydere

1. Protagonisti i telenovelës “Dashuri e pafundme” tregon se e ka pasion pikturën. Ai thotë se nëse nuk do të ishte bërë aktor dhe model me siguri do të ishte bërë piktor. Ne nuk kemi dyshime se nëse do të bënte autoportrete do të kishte fitime të mëdha.

2. Ne e kemi njohur si aktor, por në fakt ai e ka nisur karrierën si model. Në “Best Model of the World” ka fituar vendin e dytë.

3. Burak Ozçivit është i njohur edhe në Europën Perëndimore. Në një video në Instagram duket ai së bashku me bashkëshorten Fahriye Even në Vjenë të rrethuar nga një grup fansash. Për t’u rikthyer në hotel i është dashur ndihma e 11 makinave të policisë.

Neslihan Atagul Dogulu - Nihan

4. Aktorja bukuroshe 25-vjeçare ka me të vërtetë talent në pikturë, njësoj si personazhi i saj.

5. Ajo po ashtu është e apasionuar pas gatimit.

6. Edhe pse të dy aktorët kanë një kimikë të shkëlqyer dhe duken shumë bukur si një çift në telenovelën “Dashuri e pafundme”, si Neslihan ashtu edhe Burak janë në një martesë të lumtur.

Kan Urgandzioglu - Emir Kozdzoglu

7. Ai ka rolin e antagonistit dhe duhet ta pranojmë se ka një rol mjaft të vështirë. Aktori shqiptaro-arab është përfshirë rastësisht në botën e aktrimit. Kan ka qenë në vitin e dytë të studimeve për ekonomi kur është shtyrë nga miqtë për të marrë pjesë në audicionet e telenovelës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.