Vajza ime e vogël, nuk dua që ti të bëhesh si unë!

Gazeta Paloma - - Histori -

Nuk e kuptoj pse mllefin dhe inatin duhet ta shpreh mbi ty, ty që je kaq e pafajshme, kaq e pastër. ke ti nëse unë dhe ai jemi dy botë krejt të ndryshme? Krejt të shpërndara! Apo të përqendruara në guaskën e secilit. ke ti që mua dhe atë na ndan një hendek? Një mur kinez! Krejt fjalë pa kuptim e muhabete pa fillim e fund. Vetëm grindje. ke ti që unë jam një e përdalë për atë? Unë që gjithmonë kam qenë fëmijë model. Unë, nusja ideale që të gjithë do të donin ta kishin. ke ti që ai ndjen nënvlerësim? Indiferencë pa limit dhe… nuk e di Ndoshta shtypje! Ai dëshiron që sot, unë, një vajzë me shkollë, një shoqe e mirë, një mama e mirë dhe një amvisë shembullore, të shtypem, jo me morsë. Trysnia që ai ushtron mbi mua është më keq se morsa, është mbytje, është asfiksim, mungesë dashurie. Trysnia e tij më bëri që në mëngjes të mos zgjohem me dëshirën për punë, më bëri të ndihem e pamotivuar. Dhe krejt pa dashur kjo trysni po anashkalohet mbi ty, mbi du- art, sytë, zemrën, trupin tënd. Nuk e kisha vënë re, vetëm një ditë zëri yt i vogël më tha: “O mami, mos më rrih!” O Zot si u ndjeva! Sa e padobishme! Sa e rëndomtë! Sa e pavlerë! Gjithë mllefin e pata lëshuar mbi ty! Mbi ty që ishe (je) fëmija më i bukur i botës, mbi ty që do të jepja jetën. Do jepja gjithçka që ti të ishe më e lumtura, që të kishe një fëmijëri si gjithë të tjerët, të qetë, pa rrahje, pa të qara pa shkak! Një ditë zbulova sa e vetmuar ndiheshe kur më the: “Mami, më ke shoqe?” Ti je e vogël, shumë e vogël dhe unë nuk paskam qenë e zonja të jem për ty mama dhe shoqe. Kushedi sa t’i kanë dyzuar mendimet nervat dhe hallet e mia. Ah, zemër, sigurisht që je shoqja ime dhe mezi pres që ti të rritesh e të bëhesh shoqja ime më e mirë sepse që tani e ndiej nevojën tënde. Eh, ç’faj ke ti? Në këto katër vjet kam ndërruar çdo gjë, të folurën, të menduarin, të veshurit, të fjeturit. E di? M’u duk çudi kur motra ime ma tha copë një ditë: “Ti ke harruar të qeshësh”. Më ra si bombë fjala e saj, por çuditërisht ishte e vërtetë, më se e vërtetë. E ç’faj ke ti për këto? Ti bëhesh egoiste (si çdo fëmijë) dhe me të drejtë m’i kërkon të gjitha: të luash, të dalësh shëtitje, por ti nuk e di se për atë dalin vetëm k…. Ndërkohë që unë dal se në shtëpi nuk ngopem dot me frymë, më duket sikur çdo gjë rreth meje bie, asfiksohem. A nuk kam të drejtë vallë? Por mesa duket mes nesh nuk ka të drejta, veç detyra. Ti më detyrohesh, më ke prind. Unë i detyrohem atij se… për shumë gjëra….. Por për ç’detyrime flasim? Për netët që pres e vetme në krevat dhe ai vjen vonë? Kur e pres dhe ai vjen i skuqur nga pija! Kur e pyes nëse do të hajë dhe më thotë se bën vetë. Për ç’të drejta e detyra flasim? Unë e di se nuk të solla vetëm në jetë ndaj detyrat dhe përgjegjësitë përgjysmohen! Secili merr të vetat. Por jo, s’është e thënë. Por ç’faj ke ti për të gjitha këto? Ti s’ke asnjë faj, përkundrazi sjelljet tona të pakëndshme ty po të shtrydhin pak nga pak. Paqëndrueshmëria jote po më vret. Më vret ideja që një ditë ti mund të bëhesh si ne.

LOLA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.