Burrit tim të pabesë...

Gazeta Paloma - - Histori -

Kanë kaluar 15 vjet qëkur zbulova gënjeshtrat e tua. Që nga ajo ditë nuk kam reshtur së menduari dhe së qari për këtë. Kur të pyeta më the se asgjë nuk ka ndodhur, vetëm fole në telefon me të dhe nuk do ta shohësh më kurrë. Ishin të gjitha gënjeshtra. Të besova, sepse ishe bashkëshorti që i besoja dhe doja. Mendoja se do të shpreheshe me mua po njësoj sikur unë me ty. Mendoja se ishe një burrë i rritur dhe do tw flisje me mua për nevojat, dëshirat dhe mendimet e tua, ashtu siç kemi bërë në fillim. Por këtë herë ti nuk the asgjë. Më bërë të besoj se çdo gjë shkonte mirë, ndërkohë që ti mashtroje pas shpine me tjetrën. Më gënjeje mua, ndërkohë që unë punoja për të mbajtur 3 fëmijët dhe shtëpinë.

Kur dëgjova mesazhet zanore nga ajo, brendia ime vdiq. Kur të pyeta për të vërtetën, ti më the: “Shikoje veten. Vesh të njëjtat rroba, je njësoj. Nuk përpiqesh të ndryshosh veten dhe nuk sjell asgjë të re për mua”.

Jam përpjekur shumë të largoj këto mendime nga koka. Ti kërkove falje. The se ishte një gabim e nuk doje që kjo temë të hapej sërish.

Dua të dish se unë nuk meritoja asgjë nga këto. Isha këtu që prej fillimit duke u përpjekur të bëja më të mirën për familjen. Duke u përpjekur të ngrija një shtëpi të ngrohtë për familjen. Po ti? Çfarë bëre ti?

Faleminderit që shkatërrove vitet më të mira të jetës time! Nuk do t’i marr dot kurrë ato vite mbrapsht. Shpresoja që do t’ia vlenin. Tani jam plakur. Kam një sëmundje seksualisht të transmetueshme falë teje dhe i kujtoj vetes çdo ditë çfarë jete të shëmtuar që kisha.

Nga gruaja jote... (ajo që të lante rrobat, përgatiste ushqimin dhe duronte budallallëqet e tua).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.