Lori dhe Ledioni –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Sa e bukur ideja, sa kreativë dhe origjinalë ata të dy! Sapo është shpallur sfida më e re në rrjetet sociale nga dy të rinj “cool” shqiptarë. Nuk janë edhe aq të panjohur, se në fakt kanë dorë te “dinastia” e Top Media Group. Lori Hoxha dhe Ledion Liço kanë pozuar për shtatë palë qejfe, nën sloganin: “Kunata ime është më e mirë se e jotja”. U përmbys kënga e famshme popullore e kunatave, e sjellë në një version të kohëve të fundit nga Silva Gunbardhi. Jo, jo, jo! Këtej e tutje vetëm harmoni mes kunatave e kunetërve. Rrofsh o Ledion djali! Edhe ti Lori, që je kaq e lezetshme! Paçi gjithmonë harmoni e për të mira në gëzime ju ardhshim! Apo nuk thuhet kështu? E pra, se na rrëmbeu entuziazmi edhe neve…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.