Eva Murati –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

me d.m.th.

Flet troç dhe kjo ia rrit vlerat. Dhe 100 herë ju ka thënë që nuk i pëlqen ta quani “nusja e Jozefina Topallit”, por thjesht Eva Murati. Ka të drejtë vajza se kështu duket sikur e paragjykoni, sikur falë së vjehrrës ka hedhur çdo hap në karrierë. Jo pra! Po ia del vetë, madje së fundmi është përzgjedhur edhe si imazh i një kompanie të njohur ndërkombëtare. Publiku flet kot se për diçka të paktën duhet të jeni të sigurt: të bukur e bëri mami i vet dhe jo mami i burrit, apo jo? Ndërkohë, arsyeja pse e kemi zgjedhur si “IN” për këtë javë lidhet me përgjigjen e moderatores: “Vetëm nëse kam një projekt serioz do t’i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana shembulli që dua të ndjek në jetë!” Uauuuuuuuu… nuk ka fund u-jaaa! Haptas, qartë, pastër dhe pa gabime… do të bëjë ç’mendon se di të bëjë vërtet, jo të nxisë konkurrencë të kotë me bukuroshe të tjera ekrani vetëm nga mania që “i bën të gjitha”. You rock it girl!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.