H E TILLË DUKES TË EKS KOMPL ËSHTË

TË JESH E MENÇUR ËSHTË KULTURË,

Gazeta Paloma - - Front Page - FIORALBA DIZDARI

ioralba ka sy shumë të bukur. Këtë s`e kam thënë unë i pari, por ama preferova ta vija në dukje që në krye të shkrimit. Ish-Miss Universe Albania 2013, Fioralba Dizdari, prej muajsh është pjesë e “ABC News” duke prezantuar parashikimin e motit. Me thënë të drejtën jo të gjithë e kanë mendjen te moti kur del Fioralba ( kjo për kompliment) dhe ajo shfaqet deri në fund profesioniste duke u treguar e saktë, korrekte dhe mjaft e qartë në shpjegimin e saj, sepse, në fund të fundit, përtej bukurisë, në TV vlen fjala! E mësuar me pasarelat e modës apo dritat e aparateve fotografike, Dizdari po ngjit ditaditës (ashtu siç duhet të jetë) shkallët për të qenë pjesë integrale e televizionit. Konfidenca që krijon me kamerën, qëndrimi, të folurit dhe eksperienca e përditshme janë mësime që s`t’i mëson askush dhe Fioralba është ambicioze, ndaj projekte të mëdha e presin.

Fioralba, sa herë në ditë të marrin në telefon dhe të thonë: Na e thuaj pak motin sot?

-Më marrin kryesisht miqtë, por më shkruajnë shpesh mesazhe edhe njerëz të panjohur (qesh).

Të mërzit, të jep bezdi, kënaqësi kjo gjë?

- Jo, nuk më bezdis aspak, përkundrazi më bëhet qejfi sepse kjo do të thotë që kam audiencë.

Kur more ftesën për të dhënë motin në “ABC News” mendove gjë: Ia vlen ta bëj?

-Sapo mora ftesën për të prezantuar motin nuk hezitova, pranova sepse televizioni ka qenë pjesë e planeve të mia, është një gjë ndryshe dhe e bukur.

Të gjithë janë kureshtarë ta dinë, ti i mëson përmendësh apo me logjikë ato që thua? Ka raste që ke bërë ndonjëherë ndonjë gafë?

-Mua më vjen teksti çdo mëngjes, i mësoj me logjikë dhe përpiqem t’i asimiloj duke iu përmbajtur informacionit bazë që ta bëj më të thjeshtë për të gjithë publikun.

Kur Enrit (i fejuari yt) i duhet të udhëtojë, ti i sugjeron të ikë apo jo meqë lexon çdo ditë mbi parashikimin e motit?

-Këto kohë ka pasur shumë reshje shiu në Shqipëri dhe zakonisht i them të marrë çadër përpara se të dalë nga shtëpia dhe më dëgjon (qesh). Kur i duhet të udhëtojë i them vetëm vendet problematike ku do të ketë rrebeshe dhe dëborë, por zakonisht udhëtimet e tij janë për punë dhe nuk mund të shtyhen për një kohë më të mirë, po themi.

A do të të shërbejë moti në hapjen e “kohës” edhe për spektakle të tjera televizive, ku ti do të kesh rolin e moderatores?

-Patjetër që po, unë kam në planet e mia për të bërë hapa të tjera në televizion, sapo kam nisur prezantimin dhe nuk e dija që do të më pëlqente kaq shumë.

A ka lekë modelingu? Mendon se sot janë bërë të gjitha modele pa kurrfarë kriteri?

- Modelingu jashtë territorit shqiptar sigurisht që ka lekë dhe pagesa shumë të mira. Në Shqipëri jo, s`ka shumë kritere, kurse në tregun ndërkombëtar nuk ta japin një mundësi të tillë nëse nuk përmbush kriteret bazë të të qenit modele.

Vihet re një tendencë krahasimi dhe “urrejtjeje” mes femrave të ekranit, që hedhin kunja ndaj njëra- tjetrës në distancë. Ti çfarë mendimi ke për këtë fenomen?

- Unë besoj se është një formë xhelozie mes femrave për të sulmuar njëra-tjetrën, një mungesë përvoje. Secila ka rrugëtimin e vet. Kritikat janë të mira, por gjithmonë pa kaluar cakun, pa përjashtuar këtu edhe dëshirën e medias për të dhënë ngjyrat këtyre fenomeneve.

Pse e kanë shumë të rëndësishme vajzat që dalin në ekran që të dalin medoemos të mençura? Kjo do të thotë se kanë komplekse?

- Të kërkosh të jesh e mençur është dije, kulturë, edukatë, të kërkosh të dukesh e tillë është kompleks.

Në postimet e tua në Instagram është vënë re një pasion i yti për kuzhinën. Të ka mësuar mamaja me zor apo është dëshirë e jotja?

-Jo, gatimi për mua ka lindur si një dëshirë apo nevojë kur prindërit e mi punonin shumë në biznesin e familjes. Doja që ata kur të ktheheshin të gjenin gjithçka gati mbi tavolinë. Dhe tani është kthyer në një dëshirë timen për të kënaqur njerëzit e dashur.

E ke menduar ndonjëherë që të kesh një restorant tëndin, por ti të jesh shefja e kuzhinës?

-Të jem shefja e kuzhinës jo (qesh), kam plane të tjera në mendje kryesisht për t`u rritur profesionalisht.

Ti je kaq elegante! Si ka mundësi që me aq shumë gatime të shijshme që gatuan nuk shëndoshesh?

-Çështje metabolizmi. Nuk mbaj dietë, por nuk jam kundër saj. Kujdesem që mos të konsumoj ushqim të shpejtë, ushqimet që gatuaj kanë gjithnjë vlera ushqyese.

Po Enri di të gatuajë? Cila është pjata e tij e preferuar tradicionale shqiptare dhe cilën urren? Po e jotja?

- Enri ia ka idenë, por unë kujdesem më shumë për kuzhinën. Na pëlqejnë të dyve shumë ushqimet tradicionale shqiptare.

Menyja e dasmës tënde (meqë e ke përmendur më herët) do të jetë sipas gustos tënde apo tipike shqiptare, mish, byrek me qumësht etj.

-Nuk e kam menduar ende këtë pjesë, por besoj se nuk do të ketë shumë sasi, por më tepër cilësi.

Meqë je e para që e merr vesh, do të na thuash se kur do ta nisim plazhin këtë vit?

- Besoj se do të nisë në fund të majit, si zakonisht. F

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.