“TË PALARAT” E YJEVE TË “BIXHOZ ME DASHURINË” SEKRETE NGA SHESHXHXHIRIMIH X

Gazeta Paloma - - Front Page -

Është padyshim seriali më i dashur dhe i pëlqyer për momentin. Loja dashuri-urrejtje midis Anikës dhe Shivait u shndërrua shumë shpejt në të preferuarën e fansave. Për të surprizuar fansat e tyre dhe për t’i shpërblyer për dashurinë, yjet e serialit, Nakuul Mehta dhe Surbhi Chandna, kanë gjetur pak kohë për të na treguar disa sekrete rreth njëri-tjetrit dhe kastit.

Pa u vonuar më, le t’ia nisim, kush është ngatërrestari më i madh në shesh-xhirim? Të dy nxituan për të na treguar se nuk kanë ndonjë ngatërrestar apo trazovaç të mirëfilltë në kast.

“Në kastin tonë të gjithë janë të mërzitshëm. Megjithatë, bëjmë shumë shaka me kuptim të dyfishtë dhe unë jam më e keqja”,- tregon Surbhi, ndërsa Nakuul pretendon se është ai vetë më ngatërrestari në set.

Kush është gjithmonë me vonesë në shesh-xhirim?

-Si Surbhi, ashtu edhe Nakuul thanë emrin e njëri-tjetrit për këtë gjë, por Surbhi shton më tej: “Edhe pse unë jam pothuajse gjithmonë me vonesë, kur vjen puna te flokët dhe gjithë gjërat e tjera, është Nakuul ai që është gjithmonë me vonesë”.

Kush është më i disiplinuari dhe më korrekti në shesh-xhirim?

-Surbhi thekson se në fakt askush nuk është aq i disiplinuar, por Kunal Jaisingh (Om) dhe Leenesh Mattoo (Rudra) janë shumë korrektë me orarin. Ndërsa Nakuul thotë se edhe pse është me vonesë në shumicën e rasteve, ai është personi më i disiplinuar në shesh-xhirim.

Tani duam të dimë, kush është më përtaci nga të gjithë? Me një ekzaltim të paparë Surbhi përgjigjet: “Unë, unë, unë. Mos më lini të bie në gjumë”.

Ndërsa Nakuul mendon se Leenesh (Rudra) është personi më përtac midis tyre.

Kemi kureshtje të dimë se cili është më përzgjedhës në shesh-xhirim?

Epo, Surbhi nuk na lë të mbarojmë pyetjen dhe menjëherë thotë se nuk ka dyshim që Nakuul. “Nakuul është shumë acarues kur duhet të realizojmë ndonjë skenë; “Duhet ta bëjmë kështu, nuk më pëlqen kështu, hajde ta bëjmë kështu”. Ndërsa unë jam më e thjeshta”,- tregon Surbhi.

Nga ana tjetër, Nakuul preferoi të mos thoshte asnjë emër.

Meqenëse nuk kanë më kohë, na duhet ta mbyllim me kaq. U kënaqëm shumë me këtë dyshe fantastike dhe mësuam shumë gjëra prej tyre, po ju si mendoni?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.