Edhe pse më zhgënjeve, rikthehu tek unë!

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Përshëndetje të dashur lexues të gazetës “Paloma”! Unë që po ju shkruaj këtë histori jam Genti nga Berati, 22 vjeç. Shumë i ri për të thënë që kam pasur shumë vuajtje në jetë, por ja që edhe ne të rinjve na ndodhin fatkeqësi.

Para një viti e gjysmë jetoja në Itali. Kisha punë dhe gjithë të mirat që një njeri ëndërron të ketë. Komunikoja me një kushërirën time në Facebook, ndonjëherë flisnim edhe në telefon. I kisha thënë që do të vija në Shqipëri për pushime dhe i kërkova të më gjente ndonjë vajzë të mirë për shtëpi. Kur fliste me mua në telefon ishte thuajse gjithmonë me një shoqe pranë. Ajo ishte bërë kurioze dhe e kishte pyetur se me kë fliste kaq shpesh. Kushërira ime i kishte treguar se kush isha dhe i kishte treguar edhe një nga fotografitë e mia.

Që aty, le të themi, hyri në jetën time L. Ajo sa kishte parë foton i kishte thënë kushërirës sime që donte të njihej me mua.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.