Këshilla nga seksologia Suzi

Gazeta Paloma - - Seksologji -

Zonja Suzi, e di se nëse masturbohem nuk mbetem shtatzënë, por para disa ditësh kur bëra këtë gjë fillova të ndihesha keq dhe më vinte për të vjellë. Tani kam frikë të bëj edhe testin se mos del pozitiv. Po sikur të ketë mbetur diçka nga marrëdhënia ime e fundit? Jam shumë e shqetësuar. Ilda, Dibër

- E dashur, për të mbetur shtatzënë është e domosdoshme sperma e mashkullit. Shenjat tuaja nuk kanë aspak lidhje me ndonjë shtatzëni të mundshme, ndaj rrini e qetë. Herën tjetër që do bëni të njëjtën gjë, përpiquni të fokusoheni te kënaqësia që përfiton dhe jo te këto shqetësime të kota.

E nderuar Suzi, jam 30 vjeç. Kur dua të kryej marrëdhënie me gruan ka raste që nuk më ngrihet penisi. A mund të përdor Viagra dhe ç’dozë të përdor? Më jep një mendim të lutem.

-Ju duhet të konsultoheni me një mjek androlog përpara se të përdorni Viagrën. Mosha juaj nuk ka nevojë për një shtesë hormonale dhe ndërhyrjet pa një këshillë të specializuar mund të dëmtojnë për më vonë.

E dashur Suzi, jam një djalë 24 vjeç. Problemi im është se organi im është me përmasa të mëdha, mbi 20 cm. Kur kryej marrëdhënie me të dashurat nuk arrijnë të më kënaqin. Si të veproj? Jam i shqetësuar, do ketë ndonjë që të arrijë të më kënaqë?

- Ju keni probleme me perceptimin e aktit seksual. Akti është marrëdhënie dhe jo dikush që ju përdor juve dhe kështu t’ju kënaqë. Marrëdhënia seksuale është një komunikim qenie me qenie dhe jo një akt fiziologjik që shkaktohet nga të tjerët. Kur të kuptoni këtë të jeni i sigurt që do të filloni si ju, ashtu edhe partneret tuaja ta shijoni siç duhet marrëdhënien dyshe.

Përshëndetje Suzi! Kam një hall shumë të madh. Jam i martuar, 33 vjeç dhe nuk jam në gjendje të mirë me seksin, pasi nuk më ngrihet dhe shumë rrallë e kam penisin të fortë. Nuk e di se çfarë kam, jam shumë i shqetësuar se unë jam i ri, si ka mundësi të ndodhë? Kur jam vetëm jam mirë, kur afrohem me gruan në krevat kam të dridhura, më kap ankthi. Më kthe përgjigje se jam shumë i shqetësuar.

-Ashtu siç e shkruani edhe vetë, ju e keni kthyer aktin seksual në një burim stresi dhe

Nëse doni të keni një marrëdhënie harmonike në çift, lexoni përgjigjet e Suzit. Për çdo pyetje që keni në lidhje me problemet me partnerin ose partneren na dërgoni sms në 0682766166

frike. Kini kujdes! Mbase do të ishte mirë që të këshilloheni me një mjek androlog.

Përshëndetje dr. Suzi! Jam Genti nga Burreli, jam shumë i shqetësuar për problemin që kam. Jam 21 vjeç dhe prishem natën duke parë ëndrra. Shoh ëndrra me femra, sikur po bëj seks dhe në momentin që zgjohem ndiej që jam duke u prishur, por nuk e ndaloj dot. Të lutem shumë, më jep një përgjigje se jam i fejuar dhe së shpejti do të martohem.

- Mos u shqetësoni, kjo vjen nga një lloj padurimi që ju keni për të kryer marrëdhënie dhe në moshën në të cilën jeni këto “probleme” janë pjesë e saj. Është e zakonshme mes meshkujve të moshës tënde një gjë e tillë. Do të kalojë sapo të filloni të kryeni marrëdhënie intime të qëndrueshme.

Unë jam K. nga Elbasani dhe jam 32 vjeç. Kur kam qenë rreth të 20-ve kam pasur skuqje dhe dhembje në testikuj, por nuk kam shkuar te mjeku, sepse kam pasur turp. Tani jam martuar dhe gruaja nuk po mbetet dot shtatzënë. A mund të ketë lidhje ngjarja që tregova me këtë gjë? Pres mendimin tuaj.

-I dashur K., historia juaj është një tregues i fuqishëm sesa të rëndësishme janë kontrollet e vazhdueshme te mjeku. Unë nuk mund të them me siguri çfarë ka ndodhur me aftësitë e tua fertile, por për këtë gjë shkoni te mjeku juaj specialist.

Kam dëgjuar se seksi anal shkakton zmadhim të anusit dhe probleme të defekimit. Sa e vërtetë është kjo? E kam praktikuar disa herë me të dashurin dhe jam e shqetësuar.

-Informacioni që ju keni është i pasaktë. Përkundrazi, mendohet se duke praktikuar këtë lloj seksi ka një përmirësim të lëvizjes në zorrë. Nuk duhet të harroni që sëmundjet seksualisht të transmetueshme mbeten një rrezik për këtë mënyrë, ndaj merrni masat e duhura.

Partneri im urinon dhe ejakulon në të njëjtën kohë. Kjo gjë po kthehet në një problem kur jemi në intimitet. A është normale?

- Normalisht, trupi i mashkullit gjatë ejakulimit nuk duhet të urinojë, sepse muskujt e fshikëzës urinare tkurren dhe nuk lejojnë daljen e urinës. Për këtë arsye, unë mendoj se ju duhet të bëni një vizitë me një urolog që të merrni një përgjigje më të saktë.

Zonja Suzi, kam vajzën e madhe 6 vjeç dhe kam vënë re që kanë nisur t’i dalin qimet në zonën vaginale. A është normale? Unë i kam pasur menstruacionet e para në moshën 9- vjeçare. Malvina, Vlorë.

- E dashur Malvina, nga çfarë më ke treguar po vë re që edhe ti i ke pasur mujoret e para në një moshë relativisht të hershme. Për sa kohë ka nisur të shfaqen shenjat e pubertetit, kjo do të thotë që vajza është përpara një puberteti të hershëm, që është jo e rrallë te femrat, sidomos kur kanë histori të ngjashme familjare. Përpiquni t’i shpjegoni disa gjëra vajzës, edhe pse e di që do ta keni të vështirë, pasi ajo është shumë e vogël.

Përshëndetje! Jam një grua 33 vjeçare dhe kam një problem. Kur më vjen cikli, kam shumë gjakderdhje sa më duhet të ndërroj të gjitha rrobat. Jam vënë shpesh në siklet në punë dhe në rrugë. A mund të ndryshoj ndonjë gjë me dietën që ta pakësoj

-Sasia e sekrecioneve gjatë menstruacioneve varion nga personi në person. E kuptoj situatën tuaj dhe jam e sigurt që çdokush do ndihej si ju. Nuk ka ndonjë ilaç apo ushqim të provuar shkencërisht që pakëson hemorragjinë, por unë do t’ju sugjeroja të përdornit ndonjë tampon nëse e shihni të arsyeshme.

E dashur Suzi, kam një problem shumë të madh. Mendoj se jam infektuar me HIV që nga lidhja ime e parë, por tani po i shoh shenjat e para. Nuk i kam thënë gjë akoma partnerit aktual dhe s’di si të veproj. Cila do të ishte mënyra më e mirë për t’ia treguar të vërtetën?

-Unë mendoj që së bashku me partnerin duhet menjëherë të bëni analizat e nevojshme për të kuptuar nëse jeni në të vërtetë me HIV apo jo. Ky virus nuk është një shaka. Sigurohuni dhe veproni sa më shpejt.

Unë dhe e dashura ime kemi praktikuar shumë seksin oral kohët e fundit. Problemi është se ajo ankohet, pasi të nesërmen ka diarre dhe kjo gjë e shqetëson. A kanë lidhje me

-I dashur Besi, për fatin tuaj të keq, këto dy gjëra kanë lidhje me njëra-tjetrën. Akoma nuk ka një shpjegim pse gëlltitja e spermës jep diarre, por kur kjo ndodh, bëni mirë që të ndaloni për të mirën e shëndetit të partneres.

Përshëndetje zonja Suzi! Vuaj prej 7 vitesh nga diabeti. Jam 43 vjeç dhe ka nisur të më shfaqen disa probleme gjatë marrëdhënies me gruan. Cila është zgjidhja për mua?

-Përshëndetje! Është e njohur tashmë se diabeti është një faktor shumë i rrezikshëm për impotencën seksuale, sidomos te meshkujt. Ju duhet t’i pini barnat me rregull. Kjo do t’ju ndihmojë që problemet tuaja të mos avancojnë më tepër. Për më tepër, kontaktoni endokrinologun tuaj.

Zonja Suzi, jam shtatzënë dhe kemi probleme lidhur me pozicionimin kur kryejmë marrëdhënie intime. Çfarë më sugjeroni? Anxhela, Fier.

-E dashur, shtatzënia nuk është një arsye për të ndërprerë intimitetin me partnerin. Është pak e vështirë ta menaxhoni situatën, por me pak përpjekje do e arrini pozicionin e duhur. Vetëm tregoni kujdes të mos dëmtoni fëmijën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.