Surbhi Chandna mbulohet me bajga lope për të xhiruar një skenë

Gazeta Paloma - - Koktej -

I mbani mend seritë e para të “Bixhoz me Dashurinë”? Atëherë kur Shivai dhe Anika sapo kishin filluar të njiheshin dhe të zbulonin personalitet e njëri tjetrit? Në një nga skenat e para Anika mbush duart me bajga lopësh dhe i hedh në drejtim të Shivait. Kjo skenë duhej xhiruar nga disa kënde të ndryshme dhe prandaj ka qenë e nevojshme që të përsëritej disa herë. Në fund të ditës, pasi kishin mbaruar xhirimet, Surbhi mbante erë shumë të keqe dhe të gjithë të tjerët i qëndronin sa më larg të ishte e mundur. Surbhi vetë u mësua me erën e keqe, por tallej duke i kërcënuar të tjerët se do t’i bënte pis.

“Nëse roli kërkon që unë të bëj diçka, atëherë përkushtohem 100% për ta realizuar atë gjë. Kur regjizorët më thanë se duhet të hidhja bajgë lope, ishin shumë të qartë ndërkohë që më sqaronin se përse duhet ta realizonim një skenë të tillë. Ma rrëfyen kaq mirë, saqë nëse është nevoja që të fus duart disa herë në bajgë lope, që shikuesit të shikonin shkëndijat midis Shivait dhe Anikës, atëherë ashtu u bëftë.”

“Kjo skenë ishte tepër e rëndësishme. Ishte një eksperiencë e pazakontë, por ishte edhe qejf t’u hidhja bajgë personave që më rrethonin. Të gjithë u shokuan në fillim dhe filluan të vraponin sa më larg meje.”- tregon aktorja simpatike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.