Leenesh Mattoo: Palestër - xhirime - palestër, kjo është rutina ime

Leenesh Mattoo na jep disa përgjigje të shkurtra mbi karrierën dhe jetën e tij personale.

Gazeta Paloma - - Koktej -

Emri: Leenesh Eddy. Matto. Pseudonimi: Ditëlindja: 13 nëntor. Shenja e horoskopit: Akrepi. Vendlindja: Jammu. Përshkruaj veten: Jam një njeri pozitiv që besoj dhe fal. Punoj shumë dhe ndonjëherë emocionohem lehtë. Pika e fortë: Durimi. Pika e dobët: Ndjeshmëria. Çfarë të impresionon më së shumti: Thjeshtësia te njerëzit më impresionon. Ju jeni i çmendur pas: Palestrës. Mund të rri në palestër 24 orë në ditë.

Hobi juaj: Siç e thashë jam shumë i dhënë pas palestrës, por shijoj shumë edhe udhëtimet apo muzikën.

Momenti më i bukur për jetën tuaj: Kur u zgjodha për Suhani Si Ek Ladki në “Star Plus”. A besoni te fati? Po. Puna dhe fati më kanë sjellë këtu ku jam. Jam shumë i lumtur për arritjet e mia. Kënga që po dëgjoni këto ditë: “The heart wants what it wants”. Një serial që e ndiqni aktualisht: Nuk kam shumë kohë për seriale, kështu që preferoj filmat. Një moment i paharrueshëm në jetë: Dita që mora diplomën në inxhinieri. Përshkruaj shkurtimisht rutinën tënde: Palestër - xhirime – palestër dhe padyshim gjumë kur kam kohë. Si e kalon kohën e lirë: Nuk kam shumë kohë të rri me kolegët e mi. Kështu që kohën e lirë e kaloj me ta ose dëgjoj muzikë apo luaj lojëra në telefon.

Fansi më i çmendur: Para pak javësh takova një fans që më përqafoi dhe më tha disa fjalë shumë të këndshme. Më tha se kishte një faqe me fansa për mua dhe serialet i ndiqte vetëm prej meje. Më bëri të ndihesha special. Ende i ruajmë kontaktet. Komplimenti më i bukur që ke marrë: Make up artisti i Rihanna-s më ka thënë se kam një fytyrë shumë të këndshme. Frymëzimi yt: Arnold Shwarzenegger. Ai djalë ka diçka të veçantë. Trupi, aktrimi apo pamja e bëjnë një shembull perfekt për të qenë një idhull. Ju jeni i paplotësuar pa: Palestrën. Një mesazh për fansat: Uroj të kem mbështetjen e tyre gjithmonë. Është fillimi për mua, ndaj shpresoj të fitoj miliona zemra të tjera shumë shpejt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.