Peng e një dashurie me shikim të parë?!

Gazeta Paloma - - Histori Personale -

Përshëndetje të dashur lexues të gazetës “Paloma”! Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 20 vjeçe, që dua të shkruaj për ndjenjat e mia, pasi nuk kam me kë të hapem sepse kam frikë se shoqet do të më vënë në lojë apo do të më paragjykojnë.

Kam rënë në dashuri me shikim të parë. Nuk do ta besoni, por për këtë arsye u ndava edhe nga i dashuri që kisha. Dua të them, nuk është se kam nisur ndonjë marrëdhënie tjetër apo kam gjasa të lidhem me personin që më ka rrëmbyer zemrën. Thjesht që nga momenti i parë që e pashë, zemra ime filloi të rrihte pa pushim dhe mendja më rri vetëm tek ai.

Ditën e dytë të shkollës, në orën e dytë, u hap dera dhe një mashkull i jashtëzakonshëm hyri në klasë. Nuk ia ndaja dot sytë dhe mora frymë thellë. Shpresova që ai të vinte e të ulej pranë meje, por ai as që u kthye nga bankat e studentëve, por vazhdoi drejt katedrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.