Bëhuni ju Mister X!

Gazeta Paloma - - Histori -

Çdo javë një pyetje që i drejtohet Mister X do të botohet në faqen e Facebook-ut të gazetës. Ju keni mundësi t’i jepni përgjigje. Pas përgjigjes së Mister X, janë zgjedhur edhe disa përgjigje të lexuesve në faqen tonë të Facebook-ut.

Mister X, jam Gentjani nga L., 22 vjeç, i martuar me dashuri. Kam një problem: nusja do të jetë “gjel”, por nuk e pranoj kurrë që të më hipë mbi shpatulla. Nganjëherë i gjuaj dhe shkon gjendja deri në ndarje. Kështu më duket e kanë malësoret, duan të urdhërojnë, por unë si djalë nuk e pranoj. Si më këshilloni të veproj se jam shumë i mërzitur. T’i jap fund martesës, apo do të bjerë kjo vajzë? Edi Buda: Dëgjo këtu or çun trim, një burrë që rreh gruan, që e shan, e

Përgjigjja e përzgjedhur do të botohet në numrin e radhës të gazetës. Për këtë radhë është përzgjedhur pyetja e mëposhtme.

fyen, më mirë ta lërë fare se nuk është burrë. Ti je martuar kalama, or lum miku. Burri martohet 30 vjeç e lart. Gruaja s’ka nevojë vetëm për t’i hipur, por edhe për ta trajtuar si të dashur. Silvana DragotiCaushi: Një këshillë more djalë: i gjuan dhe pastaj i shkon përsëri? Epo nuk je burrë atëherë. Njeriu merr vesh me fjalë, jo me dajak! Stela Elezi: Unë do këshilloj nusen të bëjë ndonjë denoncim. Dhe të duket gjel me të vërtetë atëherë, me vepra e jo me fjalë. Meli Amelia: 22 vjeç i martuar, edhe me dashuri, dhe keni këto lloj problemesh. Shoku, s’e njohe mirë ti para martesës? Ana Anian: Ne shqiptarët kemi një dërrasë mangët për Zotin. Shih me çfarë merren. Njerëz primitivë. Juli Juli Shkalla: Normale që ashtu ta bën mirë. Copë çunaku! Ti u martove me dashuri që 22 vjeç. E mortja që s’të ha! Viola Violeta: Burri nuk e mat trimërinë me gra, por me burra. Është një fjalë e urtë popullore: Femrën e krijon Zoti dhe e merr shejtani. Lëre të bijën e botës të ikë të gjejë lirinë e saj dhe ti merr pokemonat të luash derisa të bëhesh për martesë. Alki Wider: Sa pallë që qenke! Këta lloj tipash si ti janë fundërrinat e botës. Gjel është ai që di të respektojë një femër, ta mbështesë, t’i japë siguri asaj, t’i tregojë dashurinë e sinqertë, të ketë marrëveshje. Po kujt i flet, gomarit? Ndoshta do kesh ndonjë motër dhe t’ia bëjë ai tjetri të njëjtën gjë si ty. Savi Deutsch: Sa shpejt u paske hyrë halleve o djalë! Nuk ke pse mërzitesh, çdo gjë e ka një zgjidhje nëse ka kompromis midis jush. Vjolentino Sariu: Ik nga Kukësi, shko në Angli, gjej ndonjë plakë me letra andej, kur të kthehesh në malësi bjeri kitarës përsëri ... Zhuljeta Kapaj: Mos u mërzit, përse ta ndash? Me tipin që ke dhe tjetra që do marrësh si këndes do bëjë. Xheni Xheni: Duhet të të ndajë ajo ty, jo ti atë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.