Jona Spahiu –

Gazeta Paloma - - Argëtim -

Na mirëkupto zemra se nuk e kemi vetëm me ty, po në përgjithësi me fenomenin që po na çudit. Në fakt, në rastin tënd janë dy të tillë! Je e famshme? Atëherë po ngele me barrë, e sigurt që beben do ta lindësh në Amerikë! WTF? E keni vërtet? Pse pak mjekë të mirë ka ky vendi ynë? Apo keni hallin e letrave, që fëmijën ta siguroni njëherë e përgjithmonë? Edhe na bëni si atdhetarë pastaj se na erdhi një këngëtar grek këtu dhe u bë nami i zi, e tmerrshme! Nejse, mirë lindja, po edhe dasmat kanë nisur të bëhen vrap e vrap pasi ke ngelur shtatzënë. Të ngjisësh shkallët me një frymë i thonë kësaj, pra e “kapa burrin dhe nuk po e lëshoj” se konkurrencë e madhe vërdallë, apo jo moj Jonkë? Nejse, se bëjmë shaka ne, mos na dëgjo! Jepu drejtim planeve të tua, siç i ke nisur dhe të ectë mbarë. Po mos bëj diskreten, kur e gjithë dynjaja e di çfarë ke planifikuar për në vazhdim, mirë xhan? Pritje të ëmbël!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.