REKLAMA E “SULLTANESHËS HALIME” QË NA LA PA FJALË

Gazeta Paloma - - Koktej -

Aktorja e famshme Aslihan Gurbuz është bërë e famshme në vendin tonë për rolin e sulltaneshës Halime në telenovelën “Sulltanesha Kosem”. Aslihan sëfundmi ka pranuar të jetë imazh i “Dove”. Kompania ka nisur një fushatë të tërë të quajtur #Përtejpërmasave.

“A mund të ndryshojmë gjërat me të cilat jemi mësuar? Mos u fiksoni pas përmasave, bukuria jonë ndodhet pas tyre.” Aktorja është kritikuar shpesh se është më e shëndoshë se ç’duhet dhe për këtë arsye ka vendosur që t’i bashkohet kompanisë në këtë fushatë kundër diskriminimit. “Unë besoj se bukuria e vërtetë nuk ndodhet kurrësesi pas kallëpeve. Figurat, ato që thuhen rreth nesh, përmasa që nuk i kemi, kemi nevojë të shpëtojmë prej tyre. Duhet të jemi të lumtur me atë që jemi, të pranojmë veten ashtu siç jemi. Prej vitesh rrobat e mija janë të përmasave 3840 ndonjëherë 42 dhe kam aktruar prej vitesh me këto përmasa. Në vend që të numëroj kilet e tepërta, numëroj personazhet që kam aktruar dhe në këtë mënyrë ndihem e lumtur me veten time. Në vend të roleve ju mund të numëroni diçka tjetër, psh miqtë tuaj. A nuk do të ishte më mirë po të shikonim talentin dhe jo përmasat?”- ka rrëfyer Aslihan në mesazhin promocional.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.